5 rregulla në çift që të ndiheni ‘të lirë’

Life style

5 rregulla në çift që të ndiheni ‘të lirë’

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Vendosja e rregullave brenda një marrëdhënie është thelbësore që jo vetëm të kesh një marrëdhënie të mirë si çift, por edhe të kesh identitetin tënd gjithashtu të kesh mirëqenie më të madhe dhe shëndet të mirë mendor.

Me pak fjalë, vendosja e kufijve në një marrëdhënie dashurie dhe gjetja e një kompromisi me partnerin tuaj është mirë për ju, duke ju bërë më të lumtur dhe (madje) më të lirë.

Kini respekt për veten tuaj – Respektoni veten. Gjithçka fillon nga këtu, gjithmonë dhe në çdo rast. Çfarëdo që të jetë, e mirë apo e keqe, nuk duhet të harroni kurrë personin që ka më shumë rëndësi në jetën tuaj: ju.

Qëndro larg “kurthit të kënaqësisë” – Kënaqësia e partnerit tuaj, veçanërisht në fillim të një marrëdhënieje, mund të jetë një thikë me dy presa sepse ndërsa përpiqesh të shfaqesh gruaja ideale (e patëmetë dhe e përsosur) që çdo burrë do të dëshironte pranë tij, rrezikon të humbasësh shikimin se kush ju jeni me të vërtetë, duke lënë mënjanë personalitetin tuaj, mënyrën tuaj të të qenit apo të menduarit. Nëse i dashuri juaj vërtet ju do, ai duhet t’ju pranojë dhe t’ju dëshirojë për atë që jeni.

Marrëdhënia duhet të jetë e barabartë – Nëse ai vetëm merr vendime brenda çiftit, kjo do të thotë që marrëdhënia nuk është e barabartë dhe se roli juaj është në një pozicion dytësor krahasuar me atë që është i dashuri juaj.

Mos thuaj “po” kur dëshiron të thuash “jo” – Të thuash “po” kur në të vërtetë dëshiron të thuash “jo” nuk është kurrë mirë. Mos pranimi i një situate, një fjalë shumë e madhe ose një gjest është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të kënaqshme. Pranimi i gjithçkaje që vjen për “dashurinë” e tij ose për “jetën e qetë” nuk çon në ndonjë gjë të mirë dhe në planin afatgjatë pasi herët e vonë gjithçka mund të “përmbyset”.

Gjeni pak kohë për veten tuaj – Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që nuk ke më kohë t’i kushtosh vetes. Mund të jetë një shëtitje me familjen tuaj, pazar me miqtë, një mbrëmje në një piceri ose një e shtunë në SPA. Gjetja e kohës për t’ju kushtuar vetes ndihmon jo vetëm që të ndiheni më të qetë dhe në paqe me veten tuaj, por edhe të mbani lidhje me veten tuaj dhe dëshirat tuaja të cilat nuk duhet të lihen kurrë në hije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat