Karakteristikat e një lideri të suksesshëm

Life style

Karakteristikat e një lideri të suksesshëm

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 21:07
Ilustrim

Sekretet e një udhëheqjeje të suksesshme janë ato që ndajnë sot liderët e mëdhenj nga ata të mesëm.

Stili i lidershipit mësohet prej këshilltarëve, mësohet në seminare si edhe ekziston si pjesë e aftësive udhëheqëse personale të njeriut.

Tipari i parë dhe më i rëndësishëm i një lideri është vendimi për tu bërë lider. Në një kohë të caktuar, liderët vendosin se ata duan të drejtojnë grupin në ngjarjet e ardhshme dhe të frymëzojnë të tjerët drejt suksesit.

Nëse vendos të bëhesh lider, qoftë në vendin tënd të punës, në komunitet apo gjatë një emergjence, karakteristikat e një lidershipi të suksesshëm të shënuara si më poshtë do të të ndihmojnë të shprehësh më mirë tiparet, aftësitë dhe ambiciet e tua.

•    Vendos të udhëheqësh.
•    Bëhu personi që të tjerët zgjedhin për të ndjekur.
•    Ofro vizion për të ardhmen.
•    Jep frymëzim.
•    Bëji të tjerët të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar.
•    Trego vlerat e tua dhe sillu me etikë profesionale.
•    Vendos ritmin e punës sipas pritshmërive dhe shëmbullit tënd personal.
•    Krijo një ambjent përmirësimi të vazhdueshëm.
•    Ofro mundësi ngritjeje për njerëzit, personale dhe profesionale.
•    Trego kujdes dhe sillu me dhembshuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat