30 aforizma nga Woody Allen

Life style

30 aforizma nga Woody Allen

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:53
Woody Allen

Allan Stewart Konigsberg, i njohur si Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë.

Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian monologjesh.

Në fakt, humori e përshkon tërë krijimtarinë e tij, madje edhe në aforizma, disa nga të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Avantazhi i të qenët inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: të mirë e të këqij. Të mirët flenë qetësisht natën, ndërsa të këqijtë duket se shijojnë shumë orët e ditës.

Njerëzimi sot gjendet përpara një ndarjeje rrugësh: njëra të çon në dëshpërim, kurse tjetra në shuarjen totale. Shpresojmë të këtë urtësi në zgjedhje.

Ai balerini kishte veshur geta aq të ngushta saqë dallohej jo vetëm gjinia e tij por edhe feja e tij.

Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë me tepër.

Telashet janë si letrat higjienike, merr një e vijnë dhjetë.

Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

Seks: argëtimi më i mirë që mund të arrish pa qeshur.

Seksi shkarkon tension, ndërsa dashuria e shkakton.

Mos flisni keq për masturbimin, është seks me dikë që dashuroni.

Dashuria është përgjigja, por ndërsa prisni përgjigjen, seksi mund t’ju sugjerojë pyetje të mira.

Akti i seksit është i ndyrë vetëm nëse bëhet mirë.

Kur isha i vogël, prindërit e mi kanë ndërruar vendbanim disa herë, por unë kam arritur t’i gjej gjithnjë.

Gjendem në atë fazë të jetës që nëse një grua më thotë “jo”, i jam mirënjohës.

Më kanë rrahur, por jam mbrojtur mirë. Njërit prej tyre ia theva grushtin: Lëndova krejt fytyrën për ta bërë, por ia dola.

Nuk janë gjashtë milion hebrenjtë e vrarë që më shqetësojnë, por fakti se rekordet janë bërë për t’u thyer.

Filmi im i parë ishte aq i keq saqë kishte zëvendësuar dënimin me vdekje në pesë shtete amerikane.

Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

E gjithë jeta ime më kaloi përpara syve e unë nuk bëja pjesë në të.

Para se të ikja do doja t’ju lija një mesazh pozitiv, por nuk e kam. A prish punë nëse ju lë dy mesazhe negative?

Në dashurinë kolektive avantazhi është se nëse dikush dëshiron të flejë, mund të flejë.

Jezusi ka vdekur, Marx ka vdekur e as un nuk ndihem mirë.

Sipas astronomëve modern, Universi është i fundëm. Kjo është ngushëlluese, sidomos për ata si puna ime, që harrojnë ku i vënë gjërat.

Biseksualiteti dyfishon menjëherë shanset e tua të Shtunën në darkë.

Besoj se sekreti për të mos menduar për vdekjen është fundi, por më shumë si një mënyrë për të ulur shpenzimet.

Gjyshi im ishte njeri i parëndësishëm. Në varrimin e tij, makina funebre ndiqte makinat e tjera.

Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

Thuhet në Bibël që luani dhe demi do të flejnë bashkë. Epo duhet të shtoj se demi do të flejë fare pak.

Kam zakon të marr me vetë një plumb pasi një ditë një person në një rrugicë më qëlloi me një bibël dhe plumbi më shpëtoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat