Kuptojeni se përse çiftet ndalojnë së bëri seks

Life style

Kuptojeni se përse çiftet ndalojnë së bëri seks

Nga: D.B. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Mbajtja e pasionit gjallë mund të jetë një sfidë në çdo marrëdhënie afatgjatë.

Tani shkencëtarët kanë hulumtuar pse çiftet mendojnë se romanca e tyre në çift ka përfunduar, duke kërkuar qindra vullnetarë arsyet pse jeta e tyre seksuale është në zbehje e sipër, shkruan Daily Mail.

Kësisoj, psikologët identifikuan gjithsej 78 vështirësi për mbytjen e pasionit që hasen tek çiftet.

Dhe në krye të listës ishin problemet që u klasifikuan gjerësisht si “entuziazëm i zbehur”.

E dyta radhitej mungesa e kohës dhe hapësirës personale tek individët.

Shkaqe të tjera të zakonshme përfshinin pabesinë nga partneri tjetër dhe problemet e karakterit, duke përfshirë të qenit ‘çuditshëm’ dhe ‘egoist’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat