Gruaja shokon me rrëfimin: Gjeta ditarin e burrit me të gjitha tradhtitë dhe më pas u trondita kur fola në telefon me...

Life style

Gruaja shokon me rrëfimin: Gjeta ditarin e burrit me të gjitha tradhtitë dhe më pas u trondita kur fola në telefon me...

Nga: B.S Më: 15 shtator 2020 Në ora: 16:13
Ilustrim

Një grua 52 vjeçare ka rrëfyer për The Sun, se është shokuar kur ka gjetur ditarin e burrit të saj, në të cilin kishte shkruar për të gjitha tradhtitë që i kishte bërë asaj, njohjen me gra të tjera dhe gjërat që kishte bërë me to, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se e gjitha jeta e saj është kthyer përmbys, derisa ka 25 vite që ata janë bashkë.

Më tej, ajo thotë se ka kontrolluar telefonin e tij dhe ka gjetur mesazhe me gra që ai ende ishte në aferë me to, e derisa kishte biseduar me njërën në telefon, i kishte thënë se kanë lidhje prej 1 viti.

Gruaja është ballafaquar me burrin i cili më pas ka shkëputur çdo lidhje dhe kontakt me të gjitha femrat dhe i ka kërkuar falje.

Rrëfimi i plotë i gruas për The Sun:

E gjeta ditarin e burrit tim në një kuti derisa po pastroja dollapët dhe për tmerrin tim, zbulova se ai ka pasur disa afera.

Më pas e shikova telefonin e tij dhe zbulova se ai po më tradhtonte. Ne jemi nga 52 vjeç dhe jemi bashkë prej 25 vitesh.

Unë mendova se jemi të plotë bashkë dhe pasi gjithmonë i tregonim njëri tjetrit kur miqtë ndaheshin.

U ndjeva e copëtuar kur lexova ditarin, isha e shokuar dhe në mosbesim.

Ai kishte shkruar me detaje se si ishte njohur me ato femra dhe çfarë kishte bërë me to. E gjitha bota ime u shemb në ato momente.

E shikova telefonin e tij kur ai ishte jashtë dhe i gjeta mesazhet e një femre vetëm disa ditë më parë.

Nuk e di ku e gjeta kurajën po e thirra atë numër. Kur i tregova asaj gruaje se kush isha, ajo nuk e mohoi dhe tha se ata kishin aferë prej 1 viti.

Asaj nuk i interesonte se unë isha e mërzitur. U përballa me burrin dhe të dy përfunduam në lot.

Ai kishte shpjegime për të gjitha përplasjet e tij, por tha se gratë nuk kishin ndonjë kuptim për të, dhe ishte gjithmonë vetëm pak argëtim për një kohë të shkurtër.

Ai i përfundoi aferat pasi ndihej fajtor që më kishte tradhtuar. Më tha se i kishte përfunduar të gjitha aferat e fundit dhe se do të bënte çfarë të kishte mundësi që ta shlyente atë. Ai nuk duket se mund të bëjë mjaftueshëm. Unë nuk mund ta fal dhe ta harroj dhe ne kemi filluar të takohemi me një këshillues.

Ai nuk ka dashur që të shkojmë por i kam thënë se shumë gjëra më kalojnë në mendje çdo ditë, pasi i kam lexuar ato që kishte shkruar në ditar.

Zemra ime është ende e thyer se si ka mundur të ma bëjë këtë ai. E dua atë ende por nuk e di si do ta kaloj këtë ose nëse do të mund ta kaloj ndonjëherë.

Përgjigja e psikologes:

Që kur ai ka filluar të takohen me të dashurën e tij, për shkak të përhapjes së virusit, të ka rrezikuar edhe shëndetin, përpos thyerjes së zemrës.

Këshilltarët shpesh thonë se një aferë sinjalizon se diçka nuk është në rregull me marrëdhënien, por aferat e përsëritura kanë të bëjnë me çështje të pazgjidhura brenda individit.

Bëhu e vendosur me burrin tënd, që ai jo vetëm të kërkojë falje dhe të pres që gjithçka të vazhdojë si më parë.

Tradhtia e tij mund të jetë për shkak të ndonjë rasti që ka qenë i palumtur më parë dhe nuk ka mundur të përballet me të.

Por pjesa emocionale ka të bëjë me atë se a mund ta kuptosh atë dhe t’i besosh sërish.

Kështu që vazhdoni të shkoni tek këshilluesi./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat