Varësia nga duhani, fajtor një enzimë

Life style

Varësia nga duhani, fajtor një enzimë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

E keni të pamundur të hiqni dorë nga duhani? Fajtore për këtë është një enzimë. Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh nga “Centre for Addiction and Mental Health” nga Universiteti i Torontos, botuar në revistës “Archives of General Psychiatrya”, të cilët kanë zbuluar një enzimë që sintetizon dhe çliron substancat kimike që i bëjnë mirë humorit.

Kjo enzimë, prodhimi i të cilës bie ndjeshëm është përgjegjëse për depresionin dhe irritimin që shkaktohet nga lënia e duhanit. Ndaj dështimi në tentativën për të lënë duhanin varet pikërisht nga rënia e prodhimit të kësaj enzime, e cila shkaktohet nga mungesa e nikotinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat