Mirësjellja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të bërë karrierë

Life style

Mirësjellja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të bërë karrierë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:22
Ilustrim

Pozitiviteti dhe fryma e bashkëpunimit fiton mbi egoizmin e frymën e konkurrencës. Kështu bien aksiomat e vendosura deri tani se për të bërë karrierë e për të ngjitur shkallët, duhet të jesh kompetitiv, i ftohtë etj.

Sipas një studimi që ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë të kryer nga Universiteti i Califronisë në Berkley, suksesi në sferën profesionale nuk arrihet me armët e liga.

Përkundrazi, mirësjellja, fryma bashkëpunuese, inteligjenca emocionale sjell më shumë avantazhe për personin, por edhe për kolegët, sjellje të cilat pasqyrohen e transmetohen tek të gjithë, me rezultat përmirësimin e kontekstit zyrë.

Sipas autorëve të kërkimit mbi sjelljet njerëzore dhe rrjedhojat, suksesi fillestar i të qenit agresiv dhe i përqendruar mbi qëllimet personale, anulohet me kalimin e kohës nga mungesa e marrëdhënieve të mira njerëzore. Kjo e fundit është përbërësja thelbësore e suksesit.

Konkluzioni më i rëndësishëm i studimit në fjalë është se përtej suksesit personal, në aspektin e plotë, edhe për kompanitë, personat e sjellshëm, bashkëpunues e pozitivë, kanë rezultate më të larta, pra në terma biznesi, përfitime më të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat