Shenjat më kokëforta të Zodiakut

Life style

Shenjat më kokëforta të Zodiakut

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

As mos provo, nuk do të mund t’ua ndryshosh mendjen. Do të ishte një humbje e panevojshme kohe dhe energjie. Mos studioni taktikat për t’i bindur ata, ata nuk do të lëvizin nga pozicioni i tyre. Ato në fakt janë shenjat më kokëforta të Zodiakut.

Secili nga ne lufton për arsyet tona, për idetë tona. Të paktën për ato më të rëndësishmet, ato të rrënjosura dhe të forcuara nga përvojat dhe reflektimet. Këto shenja nuk janë. Ato afirmojnë mendimet dhe arsyet e tyre me çdo kusht, madje edhe për gjërat më të vogla.

Shenjat më kokëforta të Zodiakut

Demi

Klasifikimi ynë i veçantë nis me shenjën e Demit. Është një shenjë jashtëzakonisht kokëfortë, i mbyllur në bindjet e tij dhe i vendosur në pozicionin e vet, të palëkundur. Nuk ka kuptim që të përpiqeni ta kundërshtoni ose ta bindni për të kundërtën. Demi nuk e shmang konfrontimin dhe është e lehtë të arrish në një konfrontim të vërtetë nëse nuk je i gatshëm ta lësh. Padyshim është një shenjë inteligjente, por që nuk dëshiron ta vërë në dyshim. Edhe nëse me kalimin e kohës  vërtetohen gabimet e tij, ai do të nxjerrë dozën e tij të krenarisë dhe kurrë nuk do ta pranojë, të paktën me të tjerët, se kishte gabuar.

Luani

Një tjetër personalitet i fortë që renditet ndër shenjat më kokëforta të Zodiakut. Luani me kokëfortësi shton një dozë të mirë krenarie dhe kjo shpesh e bën atë të paarsyeshëm. Fillimi i një diskutimi me të do të thotë të dalësh nga ai i mposhtur dhe i rraskapitur. Luani mund të vazhdojë mbrojtjen dhe arsyet e tij për orë të tëra. Ai do të vazhdojë të vlerësojë situatat gjithmonë sipas këndvështrimit të tij personal. Të gjykojë rrethanat gjithmonë sipas mënyrës së tij të të menduarit, të cilën ai e konsideron universale.

Akrepi

Rregulla numër 1: Akrepi ka gjithmonë të drejtë.

Rregulli numër 2: kur Akrepi gabon, ai ka të drejtë të gabojë.

Është një shenjë e pajisur me një cilësi aq unike sa e bëjnë atë të rrallë. Akrepi është një shenjë shumë e sigurt në vetvete, një shenjë që thellohet, e cila nuk mbetet kurrë në sipërfaqen e dijes. Kjo e bën atë veçanërisht të aftë për të mbrojtur argumentet e tij dhe për të dalë nga çdo “kurth” ose “sulm” mbi besimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat