Shenjat që tregojnë se partneri nuk ju dashuron më

Life style

Shenjat që tregojnë se partneri nuk ju dashuron më

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:03
Ilustrim

Sipas Steve Harvey, autorit të romanit “Act Like a Lady, Think Like a Man” (Veproni Si një Zonjë, Mendoni Si një Burrë), dashuria e një burri shprehet në tre forma: deklaron ndjenjat e tij në publik, kujdeset për ju dhe ju mbron gjithashtu.

Megjithatë, një pjesë e kësaj shprehjeje mund të ndryshohet, sepse në kohën që jetojmë jo të gjitha gratë kanë nevojë për mbrojtje apo për kujdes nga burrat. Ajo për të cilën kanë nevojë është dashuria. Për fat të keq, gratë priren ta kërkojnë dashurinë aty ku nuk ka një të tillë.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa shenja që ju tregojnë se partneri nuk ju dashuron më.

Kritika ndaj paraqitjes.

Një partner që ju do vërtet, nuk do të mërzitet kurrë nga pamja juaj e jashtme. Për të ju jeni gjithmonë e bukur, qoftë me flokë të çrregullt, qoftë me pizhama. Ai nuk do ta vërë re që keni shtuar disa kilogramë pas dimrit nëse ju vetë nuk ia thoni këtë gjë. Por nëse është partneri ai që ju kërkon të shkoni në palestër apo të bëni ndërhyrje estetike, mos e bëni! Atij nuk i përshtateni ju, jo pamja që keni.

Diskuton me miqtë mbi të metat tuaja.

Askush nuk është perfekt, por nëse supozohet se personi që keni në krahë ju do, atëherë ai duhet të fokusohet tek avantazhet dhe jo tek të metat që mund të keni. Nëse partneri ju poshtëron publikisht dhe qesh me dështimet tuaja, mos prisni asgjë të mirë nga një marrëdhënie e tillë. Ky lloj partneri nuk ju respekton dhe një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme është e pamundur nëse nuk ka respekt.

Qëndrimi i tij ndaj zakoneve tuaja.

Gratë mund të ankohen për çorapet e burrave që i shpërndajnë nëpër shtëpi, por ndonjëherë bëhen vërtet të bezdisshme ose të çuditshme. Na pëlqen ta zëmë tualetin për 2 orë dhe të diskutojmë me të dashurit tanë, të hamë nga pjata e tij, ose të këndojmë të njëjtën këngë gjatë gjithë ditës. Partnerët që ju duan i durojnë të gjitha këto dhe mund t’i kalojnë me humor. Por nëse partneri kontrollon çdo gjë të vogël që bëni dhe nuk nguron ta shoqërojë atë me komente negative, kjo do të thotë se e vetmja ndjenjë që i ka mbetur është acarimi në vend të dashurisë.

Vëmendja ndaj asaj që mund t’i tregoni.

Nëse një burrë vë re se diçka është shumë e rëndësishme për ju, do të bëjë përpjekje për t’ju dëgjuar me vëmendje, edhe nëse kjo temë është plotësisht jo interesante për të. Kur dikush të do, nuk mund ta largojë mendjen nga ju apo nga ato që mund të doni të diskutoni me të. Por nëse ai vazhdon të ndryshojë temën ose ikën duke gjetur justifikime të ndryshme sa herë që ju doni të flisni për diçka, me shumë mundësi atij nuk i bëhet vonë për shqetësimet tuaja. Prandaj, ai nuk do të marrë pjesë në zgjidhjen e ndonjë problemi gjatë marrëdhënies.

Qëndrimi i tij ndaj emocioneve tuaja.

Kur një grua qan, e vetmja gjë që burrat dëshirojnë të bëjnë është të largohen dhe të mos e shohin atë. Por, nëse ai ju do, do të qëndrojë me ju dhe do të përpiqet t’ju ngushëllojë edhe nëse arsyeja pse po qani i duket e parëndësishme. Ai do të qetësohet vetëm kur të filloni të buzëqeshni përsëri. Sidoqoftë nëse ai nuk ju do, atëherë lotët do të jenë vetëm një arsye më shumë që të zemërohet me ju.

Flirtimi ka një efekt shumë pozitiv në marrëdhënie. Nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë, kjo është një mënyrë e mirë për të mbajtur gjallë emocionin dhe për të kapërcyer rutinën. Por është shumë e rëndësishme që të dy partnerët t’u përgjigjen njëlloj nxitjeve nga njëri-tjetri. Nëse i keni dërguar 10 foto seksi dhe jeni dobësuar, ndërkohë që ai as që e vë re diçka të tillë, ndaloni atë që po bëni dhe largohuni prej tij.

Reagimi i tij ndaj kërkesave.

Burrave u pëlqen të ndihmojnë gratë, sepse kështu mund t’u vërtetojnë se sa të fortë dhe të përgjegjshëm janë. Por nëse ju kërkoni ndihmë për të ndryshuar një llambë dhe partneri e sheh këtë si një detyrë shtesë, marrëdhënia që keni duhet të rishikohet. A është e mundur që burri juaj të jetë duke ndihmuar një grua tjetër dhe me entuziazëm më të madh? Kur një burrë tregohet indiferent kur meshkuj të tjerë i ngacmojnë gruan, kjo është një shenjë alarmante. Kjo tregon se ai nuk dëshiron që ta mbrojë më atë dhe nuk dëshiron që të jetë më i miri për të.

Mbrojtja nga rreziku.

Është shumë normale që partneri të shqetësohet kur bashkëshortja kthehet vonë nga puna ose kur është vetëm në një vend të panjohur. Nëse ai nuk është me të, atëherë do ta telefonojë për të mësuar nëse është mirë apo jo. Duke mbrojtur një grua nga kërcënimi, qoftë ai real apo imagjinar, burri ndihet si një hero. Prandaj, nëse partneri nuk ju mbështet apo nuk interesohet për ju, atëherë duhet ta dini se kjo është një shenjë shumë e keqe. Ai ose është frikacak, ose thjesht nuk ju pëlqen. Pse keni nevojë për të atëherë?

Fjalë të ëmbla dhe shprehja e ndjenjave.

Gjuha e dashurisë përbëhet nga fjalë të ëmbla, prekje, puthje dhe përqafime. Kur e quajmë partnerin “i dashur”, “zemër”, krijohet një atmosferë e veçantë intime. Përdorimi i këtyre fjalëve në mënyrë të pavetëdijshme tregon se si një partner lidhet me tjetrin dhe tregon një marrëdhënie të ekuilibruar.

Sa herë që partnerit i neveriteni kur i drejtoheni me këto fjalë të ëmbla, dijeni se arsyeja nuk është ashpërsia e tij mashkullore. Edhe pse mund të jetë e dhimbshme, kjo situatë tregon se ndjenjat e tij janë zbehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat