A është e sigurt të huazoni rroba gjatë pandemisë

Life style

A është e sigurt të huazoni rroba gjatë pandemisë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:18
Foto Ilustrim

Fustanet e nusërisë janë gjësendet më të shpeshta që merren me qira. Megjithatë, në periudhën e pandemisë, të veshësh diçka që e ka veshur dikush tjetër, mund të jetë paksa shqetësuese.

Për këtë arsye, shtrohet pyetja se sa është e sigurt që të huazosh rroba gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Nga Universiteti i Washingtonit kanë thënë se akoma nuk është vërejtur ndonjë rast i bartjes së coronavirusit përmes rrobave. Nëse rrobat janë të lara pasi i ka veshur dikush tjetër, nuk ekziston ndonjë rrezik për bartjen e infeksionit.

Shumë kompani i lajnë gjësendet që i japin në huazim përmes pastrimit kimik apo larjes së lagësht, si edhe pastaj ato qëndrojnë në temperaturë të lartë, e cila i vret viruset.

Si reagim ndaj coronavirusit, të gjithë të punësuarit në kompanitë që japin rroba me qira duhet të mbajnë dorëza dhe maska, si dhe pas një ndërrimi, objekti duhet të dezinfektohet.

Mbajtja e maskave zvogëlon deri në 90 për qind transmetimin e virusit. Veç kësaj, sipas ekspertëve në Northwestern Medicine, virusi bartet nga personi në person dhe shumë rrallë mund të transmetohet përmes rrobave dhe pëlhurës. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat