Tre fruta perfekte për eleminimin e rrudhave - Bota Sot
Tre fruta perfekte për eleminimin e rrudhave

Life style

Tre fruta perfekte për eleminimin e rrudhave

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Frutat dhe perimet ndikojnë në shëndetin e lëkurës sonë. Mirëpo janë tre prej tyre të cilat kanë një efekt më të madh në eleminimin e rrudhave të lëkurës.

Avokado

Janë perfektë për trupin e njeriut dhe janë të mbushura me disa vitamina kryesore dhe minerale, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së fytyrës. Avokadot janë burim i vitaminave A dhe C. Këto vitamina ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes e cila e bën lëkurën të varet. Avokadot ndihmojnë dhe në parandalimin e akneve në lëkurë.

Kivi

Njihet për efektin e madh pozitiv në shëndetin e lëkurës. Kanë shumë përmbajtje uji dhe kanë efekt hidratues në lëkurë. Janë veçanërisht të dobishme, për ato të cilat kanë lëkurë të thatë. Kivi është i mbushur me vitamina dhe minerale, të cilat vonojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Mollët

Përmbajnë acid malik, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën e fytyrës. Ky acid ndihmon muskujt e lëkurës të qëndrojnë lart, muskuj të cilët pas disa vitesh fillojnë të varen. Kur lëkura e fytyrës ekspozohet ndaj ndotësve dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, ajo fillon të duket e ngrirë dhe pa jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat