Ç’do të të ndodhë nëse nuk bën seks?

Life style

Ç’do të të ndodhë nëse nuk bën seks?

Nga: D.B. Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

E keni menduar ndonjëherë çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së bëri seks? 

Përpos pjesës që bëheni nervozë (pa shkak), ka kaq shumë disavantazhe ndalimi i këtij aktiviteti. Kush i ndjen më tepër pasojat? Gratë!

1. Mërzitje, mërzitje, mërzitje!

Mungesa e kontaktit fizik sjell humor të keq dhe trishtim tek disa njerëz. Kur njerëzit bëjnë seks, kontakti lëkurë më lëkurë i bën të ndihen më të mbështetur. Gjithsesi s’ka asnjë studim që vërteton se mungesa e tij të të shkaktojë depresion klinik. Ju e dini vet ç’duhet të bëni kur s’jeni dhe aq në qejf!

2. Humbje e libido-s.

Terapistët e seksit thonë se kur ndalon së bëri seks për një periudhë kohë, disa njerëzve u zbehet dëshira për një akt të tillë. Nuk e ndjejnë shumë nevojën dhe s’janë dhe aq të gjallë si më parë. Gjithsesi kjo nuk funksionon për të gjithë. Gjatë një periudhe pushimi, ka nga ata që duan më shumë se kurrë t’i rikthehen jetës seksuale.

3. Perioda me shumë dhimbje

Të kryesh marrëdhënie gjatë ciklit është një mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e barkut. E kundërta ndodh kur qendroni gjatë pa kryer këtë akt.

4. Muret e vaginës mund të dobësohen

Ky është kryesisht një problem për gratë që po kalojnë periudhën e menopauzës. Nëse ju reduktoni dukshëm këtë aktivitet, muret e vaginës suaj mund të dobësohen dhe kjo bën që seki më vonë të jetë i dhimbshëm. Gjatë menopauzës, rekomandohet që jeta seksuale të mos ndërpritet.

5. Mund të ndiheni më e stresuar

Për disa njerëz, seksi është ilaçi më i mirë antistres. Dhe kur ndodh që pikërisht këta heqin dorë nga jeta seksuale, ndihen më shumë se të stresuar. Gjithsesi, kemi edhe anën tjetër të medaljes. Ka gra të cilat e shohin seksin si proçes stresues. I duket i dhimbshëm, ose thjesht si diçka që është ‘për t’u bërë’.

6. Nuk do të jeni të rrezikuara nga infeksionet urinare

Siç e shihni nuk kemi vetëm lajme të këqija. Seksi është një nga shkaktarët potencial të infeksioneve urinare. Të paktën mund të shkojmë në tualet në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat