Kur do t’i hetoj lëvizjet e para të bebes në stomak?

Life style

Kur do t’i hetoj lëvizjet e para të bebes në stomak?

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Shtatzënat mezi presin që ta ndiejnë atë krijesën e vogël e cila rritet brenda tyre

A ka gjë më të bukur se ndjenja e parë që ajo krijesë e vogël dhe e dashur të gjendet në ju dhe të bëjë jetën e vet aty brenda?

Po, e dimë që mezi prisni. Bebja fillon të lëvizë shumë herët. Megjithatë, nëna atë lëvizje nuk mund ta ndiejë, sepse fetusi është shumë i vogël.

Derisa nëpërmjet ultrazërit mund të identifikojmë lëvizjet e bebes që në javën e 7-të apo të 8-të të shtatzënisë, femrat zakonisht lëvizjet e bebes i ndiejnë vetëm në periudhën midis javës së 16-të dhe 22-të.

Nëse është fjala për shtatzëninë e parë, atëherë lëvizjet zakonisht janë më të vonshme. Lëvizjet e para të cilat do t’i ndieni nuk do të jenë goditje të vërteta.

Në vend të kësaj, shumica e femrave e kanë përshkruar atë si flutura të vogla në stomak. Bebja rritet, dhe është krejtësisht e kuptueshme që ka nevojë për lëvizje dhe për shtrirje duarsh dhe këmbësh.

Me kalimin e kohës, ato lëvizje do t’i ndieni më fuqishëm dhe do t’i identifikoni, shkruan roda.hr. Gjatë shtatzënisë, nënat zakonisht ndiejnë më së paku dhjetëra lëvizje të bebes, mirëpo shumë shpesh mund të jenë edhe më shumë.

Nëse aktivitetin nuk e ndieni deri në javën e 22-të, mund të bisedoni me mjekun, nëse jeni të brengosura.

Ndoshta gjëja më e bukur është ajo që do të mësoni saktësisht mënyrën e lëvizjes së bebes. Sipas tyre do të dini edhe nëse nuk është diç në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat