Fytyrë e thatë apo e yndyrshme, zbuloni me këto metoda të thjeshta

Life style

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme, zbuloni me këto metoda të thjeshta

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni?

Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujdesi për lëkurën është sa një art aq dhe një shkencë më vete, por mos u frikësoni në fund të ditës është diçka që të gjithë mund të mësojnë.

Hileja për t’u kujdesur siç duhet për lëkurën tuaj është që të njihni mirë edhe tipin e saj. Kjo do të thotë që ju mund të gjeni më lehtë produktet dhe trajtimet e duhura që funksionojnë për ju dhe tipin e lëkurës tuaj.

Nëse keni lëkurë të thatë, mikse apo me yndyrë e mësoni mëposhtë duke lexuar në këtë artikull.

Fytyrat e thata

Thatësia e lëkurës dhe dehidratimi i saj janë në fakt dy shqetësime të ndryshme, por që kanë simptoma shumë të ngjashme.

E para tharja, shkaktohet nga mungesa e yndyrës në lëkurë.
Simptomat e një lëkure të thatë përfshijnë skuqje, ndjeshmëri e tepërt. kruarje dhe çarje të lëkurës. Kjo mund të shkaktohet nga mënyra e jetesës dhe faktorët mjedisorë ose nga një gjendje apo sëmundje kronike kur vuani nga ekzema apo psoriaza.

Dehidratimi nga ana tjetër është rezultat i një lëkure që nuk mban lagështi të mjaftueshme në përbërjen e saj. Lëkura juaj në këtë rast është e tërhequr dhe ka vijëzime të vogla e të thata në sipërfaqe.

Këshilla për kujdesin e lëkurës së thatë

Për t’u kujdesur për lëkurën e thatë, do të dëshironi t’i mëshoni hidratimit, duke aplikuar një hidratues të pasur me ushqyes vajorë disa herë në ditë veçanërisht pasi jeni larë.

Mundohuni ta mbani ajrin në shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe të lagësht për të ndihmuar në hidratimin e lëkurës tuaj. Shmangni përdorimin e sapunëve të ashpër ose produkteve që përmbajnë vajra agrumesh ose shumë aromë. Nëse lëkura juaj është e dehidratuar, nga ana tjetër, sigurohuni që të kërkoni produkte me bazë uji, pasi produktet me bazë vaji në të vërtetë mund ta bëjnë gjendjen e lëkurës më keq.

Më e rëndësishmja, sigurohuni që po pini ujë mjaftueshëm çdo ditë!

Fytyrat mikse

Nëse keni probleme me përcaktimin e një lloji lëkure për ju, atëherë me siguri keni lëkurë mikse.

A është lëkura juaj e thatë në zona të caktuara, ndërsa në disa të tjera me yndyrë? Atëherë keni lëkurë mikse dhe ajo karakterizohet nga yndyrosja në zonën T që kalon mes përmes fytyrës në ballë, hundë mjekërr dhe faqe. Ndërsa lëkura e thatë zakonisht zhvillohet në pjesën tjetër të lëkurës.

Këshilla për kujdesin e lëkurës mikse

Nëse keni këtë lloj lëkure do të ju duhet të qëndroni larg nga produktet me bazë alkooli pasi mund ta acaroni atë. Më e rëndësishmja për këtë lloj lëkure është ekuilibri i mirë. Izoloni zonat me probleme të veçanta duke përdorur trajtime të veçanta. Pra për zonën e thatë bëni një trajtim të veçantë ndërsa në zonën me yndyrë një tjetër.

Fytyrat me yndyrë

Nëse lëkura juaj ka gjithmonë shkëlqim ka të ngjarë që të keni një lëkurë të yndyrshme. Fytyrat e yndyrshme kanë tendencë të djersiten më shumë dhe të krijojnë më shumë probleme siç janë aknet. Ky lloj lëkure është shumë i përhapur dhe kërkon një kujdes të veçantë.

Këshilla për kujdesin e lëkurës së yndyrshme

Me lëkurën e yndyrshme kontrolli i shkëlqimit është një nga shqetësimet kryesore. Edhe pse yndyra ka përfitime në lëkurë si përshembull të pasurit më pak rrudha, pasi lëkura është gjithnjë e vajosur njëkohësisht do të jeni më të hidratuar shpesh gjithsesi nuk është e këndëshme.

Për tu kujdesur si duhet shmangni përbërës në produkte si vaji mineral, benzina dhe alkooli. Hidratuesit e zbutësit pa vajra janë miqtë tuaj më të mirë pasi zbusin lëkurën dhe buk bllokojnë poret. Gjithashtu duhet të përdorni produktw siç janë pastruesit e thellë eksfoliant të lëkurës dhe maska ​​argjile për ta tharë atë.

Sigurohuni që të mos e lani më shumë fytyrën, pasi tharja e poreve mund të bëjë atë të prodhojë edhe më shumë yndyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat