Mami, ti më mësove gjërat më të rëndësishme në jetë

Life style

Mami, ti më mësove gjërat më të rëndësishme në jetë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Mami na jep jetë, na mëson të jetojmë në botë. Mami është gjithmonë mami. Në çdo fazë të jetës, që kur jemi të porsalindur kur jemi plotësisht të varur prej saj e deri kur jemi të rritur e ecim me këmbët tona ajo na bëhet mbështetje dhe gjithmonë ka disa mësime të mira për të na dhënë.

Ja disa nga mësimet e vyera të nënës:

Buzëqeshja është arma më e mirë.

Kërkoni dashuri, mos pranoni thërrime. Dhe mos harroni se zemra nuk plaket kurrë.

Bëni mirë sepse doni ta bëni, jo sepse prisni të merrni diçka nga të tjerët.

Do të jem krenar për ju nëse jeni të suksesshëm në jetë. Por gjëja më e rëndësishme është që ju jeni një person i mirë.

Nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, i vetmi që mund ta bëjë këtë jeni vetë ju.

Falni, por mos e bëni zakon faljen.

Mos kërkoni një burrë me para, bëhuni të pavarur!

Nga gabimet që pësoni, gjëja e rëndësishme është t’i pranoni ato.

Mos harxhoni asgjë: para, ujë, kohë, dashurinë tuaj.

Mos harroni se unë do të jem gjithmonë këtu për ju. Mos e harroni kurrë rrugën që të çon drejt meje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat