Çfarë ndodh brenda trupave tanë kur masturbohemi

Life style

Çfarë ndodh brenda trupave tanë kur masturbohemi

Nga: D.B. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:04
Foto Ilustrim

Masturbimi femëror vjen me një miriadë përfitimesh shëndetësore, duke nisur nga çlirimi i endorfinës – fundja është aktivitet fizik – e deri te rritja e kënaqësisë seksuale.

Por çfarë ndodh realisht, biologjikisht, kur i bëjmë qejfin vetes?

1. Çlirohen hormone

Kur eksitohemi, çlirohen hormonet adrenalinë dhe noradrenalinë, që rrisin rrahjet e zemrës dhe tensionin. Si rrjedhim, vagina hapet dhe klitori zmadhohet.

2. Qendra e kënaqësisë stimulohet

Stimulimi i cilësdo zonë erogjene, klitorit, thithkave, vaginës apo qafës së mitrës, vë në punë korteksin ndijor.

Kjo pason informacion në zona të tjera të trurit, përshirë qendrën e kënaqësisë. Ky rajon i trurit gjithashtu stimulohet nga kafeina, çokollata, nikotina dhe kokaina.

3. Filloni të ndiheni mirë

Nis aktivizimi i hipotalamusit, që është përgjegjës për rrjedhën e hormoneve që çlirohen me orgazmën. Çlirohet dopaminë dhe oksitocinë. Ky i fundit çlirohet edhe gjatë ushqyerjes me gji dhe ka si synim lidhjen emocionale. Pra, masturbimi është kujdes ndaj vetes.

4. Ndiheni të përmbushur

Këtë ndjesi jua fal prolaktina, hormon që çlirohet pas orgazmës. Gjithashtu, ju përgjum pak pasi shërben si rregullator që të parandalojë rinisjen e stimulit seksual.

5. Mund të jeni pak të përhumbur

Disa zona të truri shfaqin nivele më të larta aktiviteti fill para një orgazme në një rajon të trurit që ka të bëjë me perceptimin e pasaktë, si për shembull të ndiheni sikur jeni jashtë trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat