Gratë nuk e duan seksin e mëngjesit dhe më në fund shkenca po i mbështet

Life style

Gratë nuk e duan seksin e mëngjesit dhe më në fund shkenca po i mbështet

Nga: D.B. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:36
Foto Ilustrim

Nëse jeni të martuara ose thjesht në një lidhje, gjasat janë që shumë shpesh jeni zgjuar në mënyrë të papritur në mëngjes nga partneri që pret të marrë kënaqësinë e tij të mëngjesit përpara se të shkojë në punë. I keni thënë ndonjëherë që t’ju lërë të qeta ose të bëni sikur thjesht nuk ju del gjumi? Epo ka një shpjegim për këtë më në fund.

 Sipas studimeve të reja, meshkujt preferojnë seksin e mëngjesit sepse niveli i testosteronit është më i lartë në mëngjes. Përgjatë ditës, niveli i testosteronit është vazhdimisht në rënie dhe kur ata bien në gjumë në darkë, përgjatë natës niveli i testosteronit rifillon të rritet duke i bërë super të eksituar në mëngjes.

Sakaq gratë nuk kanë të njëjtin formim biologjik, ndaj kimikisht jemi më pak të prirura të bëjmë seks sapo zgjohemi në mëngjes. Përveç kësaj, ka edhe shumë faktorë të tjerë jo kimikë që ndikojnë, nisur që nga fakti që përgjithësisht rutina e tyre mëngjesore zgjat shumë më tepër sesa ajo e meshkujve, që nga zgjedhja e veshjeve, tek vendosja e grimit apo përgatitja e fëmijëve për në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat