Gjinekologët paralajmërojnë gratë shtatzëna “Qëndroni larg maceve, rrezikoni shëndetin tuaj dhe të foshnjës”

Life style

Gjinekologët paralajmërojnë gratë shtatzëna “Qëndroni larg maceve, rrezikoni shëndetin tuaj dhe të foshnjës”

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:58
Ilustrim

Toksoplazma është një infeksion, që mund të rrezikojë shëndetin e foshnjës pa lindur ende

Ajo shkaktohet nga një parazit i quajtur Toxoplasma gondii.

Ky parazit shumohet në zorrën e trashë të maceve dhe shpërndahet përmes jashtëqitjes, kryesisht nga kutitë e jashtëqitjeve apo dheu i kopshteve.

Ju mund ta merrni këtë parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të jashtëqitjes së maces.

Gjithashtu, ky parazit merret edhe nëse konsumoni mish (si mish lope) nga kafshët e infektuara me këtë parazit, dhe sidomos kur është i pagatuar mirë.

Mund ta parandaloni marrjen e toksoplazmës gjatë shtatzënisë, duke i kërkuar një pjesëtari tjetër të familjes të ndërrojë qesen e mbeturinave apo të pastrojë kutinë e jashtëqitjes së kafshës.

Nëse kjo punë ju mbetet juve, vishni doreza plastike dhe lajini mirë duart pasi të keni mbaruar punë.

Infektimi me këtë parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e nënave të infektuara mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë, si për shembull:

• Dhimbje të trupit
• Zmadhim të gjëndrave limfatike
• Dhimbje koke
• Ethe
• Lodhje
• Shikimi jo i qartë si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinës’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat