Rregullat që nuk duhen thyer kurrë nëse doni një lidhje jetëgjatë

Life style

Rregullat që nuk duhen thyer kurrë nëse doni një lidhje jetëgjatë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Nuk ka receta fikse për një lidhje të shëndetshme apo një zgjidhje të caktuar për çdo situatë, ka vetëm disa gjëra që duhet t’i merrni në konsideratë. Ekzistojnë disa rregulla të cilat mund ta bëjnë një marrëdhënie harmonike dhe jetëgjatë, por vendimi nëse i zbatoni ose jo, mbetet gjithnjë i juaji.
1- Nuk mund ta bëni dikë t’ju dashurojë me çdo kusht!

Mos e harroni kurrë këtë. Është një proçes kaq i lodhshëm dhe në të shumtën e rasteve pa rezultat. Ndjenjat janë e vetmja gjë të cilat as mund t’i imponosh dhe as t’i llogarisësh. Askush nuk është i detyruar t’ju dojë vetëm sepse ju e doni. Nëse përpiqeni ta ‘detyroni’ personin tjetër t’ju dojë me çdo kusht, gjithçka do të bëni është ta largoni dhe më shpejt nga vetja. Ndryshoni strategji dhe hidhni sytë nga vetja juaj.

2- Nëse ai ju do, do ta ndjeni.

Secila prej nesh e kupton kaq mirë këtë, por në të shumtën e rasteve jemi ne ato që zgjedhim të justifikojmë çdo sjellje të partnerëve, duke gënjyer në një farë mënyre veten. Ti do ta kuptosh nëse dikush ka interes për ty. Kalon kohë me ty, të respekton dhe mendon për ndjenjat e tua (pavarësisht çfarë ndodh), të gjitha këto janë shenja. Dhe shumë pozitive!

3- Në fillim duhet të duash veten!

Të duash veten s’ka të bëjë me të qenit egoist apo narcist. Nëse nuk respekton vendimet, ndjenjat apo mendimet e tua ti vetë, kush do ta bëjë për ty? Të duash veten, është hapi i parë që mund të bësh që dikush tjetër të bier në dashuri me ty.

4- Nëse ndjenjat kanë mbaruar, mos u përpiq ta mbash partnerin me forcë.

Ky është një gabim që e bëjnë të gjithë, sepse vjen në mënyrë instiktive. Sado e ashpër mund të duket, e vërteta është se askush s’është i detyruar t’ju dojë përgjithmonë, edhe nëse ju keni fëmijë apo një pasuri të përbashkët, anabelmagazine. Nëse ndodh që ndjenjat kanë marrë fund, mendoni për zgjidhjen më të mirë. Ruani kujtimet më të bukura dhe shihni përpara. Gjithçka ka rëndësi në fund është shija e mirë që marrëdhënia la.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat