Shikimi i kafshëve të lezetshme mund t’ua zvogëlojë stresin deri në 50 për qind

Life style

Shikimi i kafshëve të lezetshme mund t’ua zvogëlojë stresin deri në 50 për qind

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Të shikuarit e kafshëve të lezetshme është e mirë për shëndetin, ka zbuluar një studim i ri.

Pjesëmarrësit panë videot e quokkave të Australisë Perëndimore – të njohura si ‘kafsha më e lumtur në botë’ – për 30 minuta.

Gjetjet treguan se nivelet e stresit ranë për pothuajse 50 për qind në raste individuale dhe presioni i gjakut ra ndjeshëm tek personat me nivele të larta të shtypjes së gjakut.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Leeds, në bashkëpunim me Western Tourism Australia, përfshiu 19 individë, përfshirë 15 studentë që do të futeshin në një provim 90 minuta pas seancës.

Ritmi i zemrës dhe presioni i gjakut u monitoruan për të marrë në konsideratë ndikimin fiziologjik të shikimit të përmbajtjes, ndërsa për analizën psikologjike u përdor një ‘inventar ankthi’.

Rezultatet e hulumtimit treguan se presioni i gjakut mesatarisht ra nga 136/88 në 115/71 gjatë seancës, teksa rrahjet e zemrës tek pjesëmarrësit ranë nga 90 në 68 bpm – një rënie prej 24.4 përqind në vetëm 30 minuta.

Nivelet e ankthit brenda grupit, ndërkohë, ranë për një mesatare prej 35 përqind. Disa individë që përjetojnë një rënie prej gati 50 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat