Principi Pareto që do t’iu ndihmojë të kurseni kohë dhe të arrini ëndrrat e juaja

Life style

Principi Pareto që do t’iu ndihmojë të kurseni kohë dhe të arrini ëndrrat e juaja

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Jo shumë gjëra janë frustuese sa harxhimi i kohës. Çfarë është edhe më e keqe është se kur nuk e dini se pse kjo po ndodhë.

Principi Pareto do t’iu ndihmojë të kurseni kohë dhe të arrini ëndrrat e juaja.

Numrat nuk gënjejnë

Ju me siguri keni dëgjuar për rregullin 80/20? Ky koncept konstaton se në përgjithësi 80% e rezultateve vijnë nga 20% e aksioneve.

Filozofi dhe ekonomisti Vilfredo Federico Damaso Pareto, I lindur në Itali më 1848, erdhi me këtë ide.

Si manifestohet rregulli 80/20 në jetën tuaj të përditshme? Ja ku janë disa shembuj të Paretos që mund t’iu duken më familjare.

1. 20% e shtëpisë suaj është ku e shpenzoni 80% të kohës tuaj.

2. 20% e konsumatorëve krijojnë 80% të fitimit të një biznesi.

3. 20% e gabimeve teknologjike shkaktojnë 80% prishje.

4. 20% e gardërobës suaj vishet 80% të kohës.

Sekreti I përdorimit të principit të Paretos në të mirën tuaj është se sa mirë mund të identifikosh 20% dhe 80% nga gjërat që jeni duke bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat