I dashuri më tradhtoi me shoqen time më të mirë, duke bërë seks në shtratin tonë, dhe tani thotë se....

Life style

I dashuri më tradhtoi me shoqen time më të mirë, duke bërë seks në shtratin tonë, dhe tani thotë se....

Nga: D.B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:49
Foto Ilustrim

Një 26 vjeçare ka rrëfyer për Tabloidin e njohur Britanik “ The Sun” se i dashuri i saj me të cilën ka bashkëjetuar për vite të tëra, e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë.

Ajo thotë se kishte besim tek të dytë , dhe se nuk do të besonte kurrë që ata do t’ia bënin këtë ‘lojë’ të turpshme pas shpinës.

E dashura Deidre:

Jam në hall të madh dhe e zhgënjyer dhe e thyer shpirtnisht .Unë kam një të dashur 28 vjeçar që e dua shumë, që e kam dashur shumë në realitet dhe që i kam besuar shumë, por ai më tradhtoi.

Shoqja ime 24 vjeçare, kishte mbetur disa muaj pa banesë meqë nuk kishte pasur të holla ta paguante qiranë dhe unë e ftova që të rrinte tek në, meqë kishim edhe sallonin.

Por për 6 muaj sa ajo ka qëndruar tek ne unë kam zbuluar se ajo më kishte tradhtuar me të dashurin tim.

Nuk mund ta besoj se si ma kanë bërë një gjë të tillë, që të dy, duke e marrë parasysh se banesa është e imja dhe që të dy i kam ftuar unë në vendin tim.

Një ditë mbarova punën më herët, dhe kur erdha në shtëpi pashë se në dhomën time të gjumit rënkonte dikush, Fillimisht mendova se shoqja ime po qante meqë kishte mbetur pa punë, por kur hapa derën u trondita dhe krejt shtëpia më ra mbi kokë.

Se kisha pritur një gjë të tillë, por as nuk kisha dyshuar që ata sa herë që në kam shkuar në punë, kanë përfunduar në shtratin tim duke bërë seks.

Tani i dashuri im më thotë se ka rënë në dashuri me të, dhe se dëshiron të jetoj me të. Jam e pikëlluar sepse dy njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ma punuan këtë lojë pas shpinës.

Shoqja ime thotë se i vjen keq, por thotë se gjithçka ndodhi krejt papritmas.

Tani nuk di çfarë të bëj? Jam në hall, të lutem Deidre më ndihmo.

Përgjigja e Deidres:

Thonë se e mira nganjëherë kthehet me të keq, por ju nuk duhet të humbni besimin tek vetvetja. Atë që e ka bërë shoqja jote e mire, dhe i dashuri yt janë të pafalshme. Ti duhet të tërhiqesh nga të dytë dhe ta rimarrësh vetën me njerëz të mirë dhe besnik.

Njerëzit që na lëndojnë pas shpinës, e sidomos atyre që iu bëjmë mirë nuk na nevojiten ti kemi pranë.

Kështu që sa nuk është bërë vonë, mbylle këtë kapitull dhe jetoje jetën me një kapitull të ri. Një ditë që të dy do ta kuptojnë që kanë humbur një njeri të mirë sikur ti por atëherë do të jetë vonë për pendim e falje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat