5 mënyra për një gjumë më të mirë

Life style

5 mënyra për një gjumë më të mirë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:33
Foto Ilustrim

Shprehia e një gjumi të shëndetshëm mund të bëjë ndryshime të mëdha në jetën tuaj

Marrja e një kualiteti të mjaftueshëm të gjumit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj fizik që ka përfitime në zemrën tuaj, peshën dhe mendjen.

Gjumi jo adekuat, në anën tjetër, ka efekte të dëmshme në shëndetin dhe mirëqenien. Shprehia e keqe e gjumit jo vetëm që ndikon në nivelin e energjisë, po ka mundësi që të rrisin rreziqet për sëmundje serioze si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Qëndroni aktiv

Ushtrimet e rregullta mund të ndikojnë në gjumë më të mire, edhe nëse është 30 minuta në ditë. Ushtroni gjatë ditës në cilën orë që mundeni, por jo menjëherë para gjumit.

Stres më i ulët, gjumë më i mirë

Stresi dhe ankthi janë shkaqet kryesore të pagjumësisë, duke na lënë të zgjuar për orë të tëra gjatë natës.

Disa nga mënyrat më që mund të largoni stresin dhe ankthin janë largimi i alkoolit dhe kafeinës, ushtrimet fizike, meditimi dhe përfshirja në aktivitete të ndryshme.

CBD + suplementet melatonine

CBD dhe melatonina janë suplemete natyrale që janë dëshmuar që ndikojnë në një gjumë më të mirë gjatë natës.

Ushqimi ndikon në gjumë më të mirë

Mundohuni të largoni ushqimet e shpejta, pijet energjike, alkoolin para gjumin, shkruan just naturally healthy. Alkooli dhe ushqimet e rënda mund të shkaktojnë dispepsi që kontribuojnë në gjumë më të keq.

Krijo një mjedis të rehatshëm

Një ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikon në kualitetin e gjumit dhe rehatinë është mjedisi të cilin flini.

Nëse shtrati juaj dhe jastëku nuk janë të rehatshëm, gjumi gjatë natës nuk do të jetë i rehatshëm. Mundohuni që të ndryshoni dyshekun dhe jastëkun që të ndiheni më rehat gjatë natës dhe të keni një kualitet të gjumit më të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat