Një vjeshtë që ‘flet’ përmes grimit! Nuancat trend të sezonit

Life style

Një vjeshtë që ‘flet’ përmes grimit! Nuancat trend të sezonit

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Nuancat pastel i japin një tjetër prekje monotonisë së Vjeshtës, ndaj zgjidhni tonalitetet e buta që ndezin ëmbëlsisht pamjen tuaj.

 “Stil punk romantik, me një prekje të sofistikuar. Ne mbajtëm një qëndrim punk ndaj make up-it duke vendosur një vijëzues të guximshëm për sytë dhe duke e sofistikuar buzën me një errësim më të thellë.

Buzët theksohen më fort me një buzëkuq të kafenjtë, ndërsa vijëzuesi i hollë zgjatet dhe kalon ekstremin e syrit.

Për një lëkurë më transparente dhe me shkëlqim me balsam theksuam pjesën e sipërme të syrit dhe mollëzat, duke i dhënë një përforcim të dyfishtë” shprehet Lucia Pica, drejtore Kreative e Make Up-it dhe Ngjyrave e Chanel, e cila u kujdes për sfilatën Vjeshtë / Dimër 2020/21 për koleksionin Haute Couture. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat