Shtatë gjëra që mund t’ju ndodhin nëse flini me make up

Life style

Shtatë gjëra që mund t’ju ndodhin nëse flini me make up

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Të flesh me make up gjatë natës nuk është aq e padëmshme sa mund të duket. Nëse flini rregullisht me make up,  mund të jeni duke u ekspozuar ndaj disa rreziqeve serioze, raporton “Bright Side”.

Bllokon poret.

Shumë produkte kozmetike, veçanërisht ato që përmbajnë silikon ose akrilikë, mund të bllokojnë poret. Këta përbërës depërtojnë tek poret dhe bllokojnë bakteret dhe vajrat natyrorë brenda tyre.

Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në pore të bllokuara. Mund të ndodhë edhe nga grimi gjatë ditës, por lënia e tij gjatë gjithë natës i rrit edhe më shumë shanset.

Dëmton lëkurën e lëmuar.

Kur nuk e hiqni make up-in para se të flini, lëkura merr më pak oksigjen . Kimikatet irrituese të make up-it, gjithashtu qëndrojnë në kontakt me lëkurën për më shumë kohë.

Nëse lëkura nuk pushon gjatë natës, kimikatet e dëmshme dhe mungesa e oksigjenit përfundimisht mund të shkaktojnë puçrra dhe mund të prishin pamjen e një lëkure të lëmuar.

Mund të çojë në plakje të parakohshme.

Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në make up mund të shkaktojnë reaksione kimike të dëmshme dhe të përshpejtojnë plakjen e lëkurës.

Lëkura vepron si barrierë mbrojtëse dhe nëse nuk e ndihmojmë atë të qetësohet natën, aftësia mbrojtëse dobësohet dhe mund të ndodhin ndryshime të padëshiruara tek gjenet.

Mund të shkaktojë infeksione në sy dhe mund të dëmtojë qerpikët.

Optometristët na paralajmërojnë se shumë produkte të make up-it për sytë përmbajnë formaldehid, metale të rënda dhe toksina të tjera. Fjetja me toksina në lëkurën tuaj mund të çojë në acarim dhe madje të shkaktojë rënien e hershme të qerpikëve.

Buzët thahen dhe plasariten.

Kur mbani buzëkuq gjatë ditës, zakonisht ngrënia dhe pirja e bëjnë atë të konsumohet shpejt. Por kur flini, buzëkuqi ka mjaft kohë për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara.

Mund të çojë në flokë dhe lëkurë të yndyrshme.

Kur flini me make up, ai mund të lërë njolla në shtratin tuaj dhe flokët mund të ngjiten në lëkurë. Kjo i bën flokët të yndyrshme dhe të ngatërruara.

Lëkura varet.

Make up-i gjatë natës mund ta bëjë lëkurën të duket e pajetë, sepse produkti qëndron aty për një kohë të gjatë. Ndotja e mjedisit dhe toksinat e tjera ngjiten në make up, dhe nëse nuk e lini lëkurën të pushojë natën nga produktet kozmetike, kjo mund të çojë në më shumë rrudha dhe varje të lëkurës.

Çfarë të bëni nëse ju zë gjumi me make up?

Hiqni produktet kozmetike të syve duke përdorur një pastrues pa aromë dhe që përmban agjentë qetësues, për të qetësuar lëkurën.

Përdorni pika për të qetësuar sytë.

Zgjidhni një pastrues shumë të butë ose vaj pastrues për të hequr plotësisht make up-in, dhe ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj normale të kujdesit për lëkurën.

Ndihmoni buzët të rikuperohen duke përdorur një balsam për 24 orët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat