Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Life style

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Mbjellja e barit në oborr i jep një pamje krejt të re shtëpisë tuaj

Ndërsa shumica mendojnë se bari është më mirë të mbillet në pranverë, kushtet e vjeshtës janë në të vërtetë më të mirat.

Në vjeshtë dheu është ende i ngrohtë dhe bari i ri ka mjaft kohë që të forcohet deri në pranverë dhe të lëshojë rrënjë.

Në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë, lexoni se si duhet të mbillni barin në vjeshtë.

Mbjellja e barit në vjeshtë – procedura

Së pari, zgjidhni llojin e barit që do të mbillni në oborrin tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me ekspertët në dyqanin ku blini farat.

Zgjedhja duhet të varet nga drita që do të ketë oborri, a do të rritet në hije dhe a është sipërfaqja e sheshtë.

Kushtojini vëmendje afatit të ruajtjes së farave në mënyrë që të mos kenë cilësi më të dobët.

Bari mbillet më së miri në gjysmën e parë të tetorit, ndërsa para mbjelljes duhet të përgatisim dheun.

Dheu i thatë duhet të ujitet mirë dhe të përsëritet disa ditë para mbjelljes.

Hiqni gurët, barërat e këqija, parazitët dhe gropat dhe rekomandohet të imtësoni dheun me një grabujë metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat