Këshillat që duhet të mbani parasysh për një intervistë pune online

Life style

Këshillat që duhet të mbani parasysh për një intervistë pune online

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:47
Ilustrim

Nëse keni arritur të caktoni kohën se kur do ta mbani intervistën virutale, urime! Ju pothuajse keni fituar punën. Tani është koha për t’u përgatitur për sukses dhe për të marr këshillat e duhura që të mund të fitonin punën. Këto kohë janë të shumta kompanitë që po kryejnë intervista online. Kjo sepse mund të jetë me të vërtetë efikase, si për kandidatin ashtu edhe për kompaninë.

Prandaj, në mënyrë që të jeni më të përgatitur, më poshtë gjeni disa këshilla për një përgatitje të suksesshme:

Përgatitja

Të kesh një intervistë pune virtuale nuk do të thotë që nuk duhet ta marrësh seriozisht. Trajtojeni sikur të intervistoheshit personalisht. Ju duhet të hulumtoni plotësisht kompaninë, industrinë, produktet dhe arritjet e saj në mënyrë që të jeni të gatshëm t’i diskutoni ato gjatë intervistës suaj. Gjithashtu, mos harroni të përgatisni disa pyetje për të bërë vetë intervistuesin kur të vijë koha.

Përpikmëria

Për një intervistë normale, është e sjellshme të shfaqeni afro dhjetë minuta më herët. Ky truk vlen edhe për intervistat me video, kjo shërben jo vetëm për të treguar se je person i përpiktë, por edhe sepse në intervistën online mund t’ju duhet pak kohë për të hyrë. Për shembull, nëse kompania përdor një program video që nuk e keni përdorur kurrë, mund të duhet ca kohë për të shkarkuar aplikacionin.

Teknologjia

Do të ishte diçka e keqe nëse zbuloni se mikrofoni ose kamera juaj nuk funksionojnë përpara intervistës suaj. Kur përgatiteni për intervistën tuaj me video, sigurohuni që mjetet që do të përdorni janë në rregull.

Mjedisi / Vendosja

Zgjidhni vendndodhjen tuaj me shumë kujdes. Jini të kujdesshëm në vendet si kafenetë apo hapësirat e tjera, sepse do t’iu duhet të shmangni tingujt e përgatijes së kafeve dhe njerëzve të tjerë në sfond. Mundohuni të gjeni një zonë me një mur të thjeshtë për ta përdorur si sfondin tuaj dhe sigurohuni që ndriçimi juaj nuk po krijon shkëlqim ose hije. Vendosja ideale për një intervistë me video është një dhomë e izoluar në të cilën mund të izoloheni nga çdo shqetësim.

Flisni ngadalë dhe qartë

Kur përdorni teknologjinë për një intervistë online, mund të ketë vonesa ose mikrofoni mund të mos marrë mirë zërin tuaj. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë, merrni kohë kur flisni dhe shqiptoni fjalët tuaja. Kjo do të sigurojë që intervistuesi juaj mund t’ju dëgjojë dhe kuptojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat