Mos e sakrifikoni veten për ta dashur

Life style

Mos e sakrifikoni veten për ta dashur

Nga: Esmeralda Birçaj Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Në ato momente kur asnjë dorë nuk duket ideale për t’ju ngrohur dhe çdo përqafim duket i huaj, indiferent. Mos e shqetësoni veten, i ofroni gjithçka që meriton.

Dhe mos ngec te ata njerëz që për ndonjë arsye nuk janë në jetën tēnde. Mos prisni që gjithçka do të ndryshojë dhe do të vijnë falje/keqardhje në këmbët tuaja. Askush nuk u kursye nga një falje, një fjalë që është vendosur për të njollosur vlerën e saj.
Ta duash veten dhe ta mbrosh. Mësoni të kaloni kohë me të, të qëndroni pak vetëm.

Mos jetoni pasivisht, parazitisht ose në dëm të të tjerëve. Dhe nëse diçka shkoi keq, do të kishte arsyet e saj. Mbylli sytë dhe jep një buzëqeshje.

Të jetosh për veten, për ditët e bukura që vijnë dhe për ato buzëqeshje që i doni aq shumë te të tjerët. Kërkoni të vërtetën, po! Dhe kërkoni dritën te të tjerët. Të ndjehesh i/e lirë dhe të shpalosësh pjesë/copa të vetvetes në kohë, hap pas hapi, faqe në faqe.

Të duash atë kush je, ashtu siç je dhe kështu të tjerët do të mësojnë të të duan. Dhe ata që e meritojnë do të jenë shokë e miq në jetën tuaj. Ata do të qëndrojnë pranë jush, ata do të të mbajnë dorën në ngjarjet më të bukura, më imagjinare të jetës tuaj.

Ata do të qeshin me ju, sepse nuk do të mund të bëjnë ndryshe. Edhe kur të bini, ata do t’ju buzëqeshin dhe do t’ju buzëqeshin përsëri derisa ta ndjeni se në stuhinë tuaj, nuk jeni vetëm, ata janë pranë jush.

Ata që ju veçuan, ju mësuan, ju përkëdhelën butësisht, ju dhanë atë që ju duhej, pa pyetur. Ata që ju deshën në ditët tuaja të errëta dhe të bukura, janë ata që zgjodhën të jenë në krahun/anën tuaj sepse edhe ju u dhatë atyre një pjesë të jetës.

U bëtë një ngjyrë e veçantë në paletën e jetës së tyre. Qëndruat në jetën e tyre të përditshme dhe ndatë fjalë të brendshme. Fjalë që ju bashkuan, gjetët diçka të përbashkët dhe ndërtuat mbi të. Një miqësi, një dashuri, një ndjenjë të pastër.
Ta duash veten dhe jo ta humbësh.

Mundohuni të mos shpenzoni, të mos konsumoheni dhe kur jepni gjithmonë të mbani diçka për veten tuaj. “Maksimumi” lodh, shterron, frikëson. Ndan pasiguri të mbytura, frikëra të fshehura, fjalë që kërkojnë të dëgjohen nga buzët që nuk kanë guxuar kurrë. Hapni shpirtin tuaj atje ku e dini se nuk do të humbni. Dhe nëse pretendoni të jeni të humbur, kapni veten. Ta kesh veten lartë, ta duash dhe jo ta lëndosh.

Dhe mos harroni…!
Njerëzit që meritojnë të jenë në jetën tonë janë ata që na dëshmojnë se na duhen në jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat