Si ta riktheni dhe forconi shtresën mbrojtëse të fytyrës

Life style

Si ta riktheni dhe forconi shtresën mbrojtëse të fytyrës

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Rivendosja dhe forcimi i shtresës mbrojtëse të lëkurës kërkon punë, por mund të bëhet. Këtu keni rregullat kryesore që duhet të ndiqni kur kujdeseni për lëkurën e dëmtuar.

Është një ndodhi e shpeshtë, mbase keni provuar një serum që është shumë i fortë për fytyrën tuaj, ose një maskë që e ka lënë lëkurën të ndjeshme. Ose, thjeshtë keni përdorur shumë produkte njëkohësisht, sepse karantina dukej si koha perfekte për të eksperimentuar. Sido që të jetë, tani keni mbetur me një fytyrë të skuqur ose të irrituar, shkruan “Bazaar”.

Mos përdorni pastrues me shkumë

Shumica e dermatologëve nuk i rekomandojnë pastruesit me shkumë, sepse ato heqin mbrojtjen e lëkurës dhe ndryshojnë ekuilibrin e pH. Në vend të kësaj, provoni të pastroni mëngjesin dhe natën me një produkt të butë të krijuar për lloje të ndjeshme të lëkurës, siç është qumështi pastrues i fytyrës me sojë të freskët.

Hirdratoni lëkurën

Lëkura që është zhveshur nga mbrojtja ka nevojë për hidratimin e duhur për të rindërtuar. Kërkoni për një produkt pa paraben, aromë dhe vajra minerale irrituese të lëkurës.

Zgjidhni vajëra të fuqishme

Kur bëhet fjalë për të rikthyer shtresën mbrojtëse të lëkurës, një vaj i fytyrës është produkti më thelbësor që duhet të përdorni. E mbanë lëkurën të hidratuar dhe të ushqyer dhe mbron lëkurën nga ngacmuesit e jashtëm, duke ju dhënë me një fytyrë të ndritshme dhe të hidratuar. Vajërat gjithashtu do të ju mbajnë më të re, janë luftues shumë i mirë i rrudhave.

Kremi kundër diellit

Po, edhe në dimër. Është e kuptueshme që dielli është një nga ngacmuesit e jashtëm më të dëmshëm për lëkurën, prandaj është e domosdoshme të vini krem dielli 50+ në baza ditore, sidomos nëse shtresa mbrojtëse e lëkurës është e dëmtuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat