5 gjëra që tregojnë shumë për gjendjen financiare të dikujt!

Life style

5 gjëra që tregojnë shumë për gjendjen financiare të dikujt!

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Shumë njerëz përpiqen të duken më të pasur se sa janë realisht. Por për t’ia arritur qëllimit është shumë më e vështirë sesa mendoni. Kjo për shkak se ekzistojnë disa gjëra të vogla të cilat mund të rrënojnë iluzionin që me kaq mund krijuam.

Bright Side duke analizuar disa tendenca moderne na lë të kuptojmë se cilat gjëra duhet të shmangen kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes apo arredimin e ambienteve të brendshme të cialt na bëjnë ti ndjehemi mirë pavarësisht sesa para kemi.

1 .Këpucët me pjesën e poshtme të kuqe

Këpucët me pjesën e poshtme të kuqe, të cilat ngjasojnë me markën e njohur Christian Louboutin nuk janë një shenjë e mirëfilltë e mirëqënies ekonomike. Para pesë viteve kompanitë e këpucëve nisën të prodhojnë modele të ngjashme me brendin origjinal, duke bërë që gjithsecili të mund ti blejë ato.

2. Mbajtja e kombinuar e aksesorëve

Gjatë viteve 90, shumë gra dëshironin të tregonin se sa të pasura ishin,duke vendosur njëkohësisht të gjitha bizhuteritë e tyre. Shumë njerëz mendojnë ende se blerja e bizhuterive në grup është një ide e mirë. Sidoqoftë, industria e modës nuk ndan të njejtin mendim: sa më shumë të përzieni stilet, aq më mirë. Mund të vishni perla me atlete, ar me argjend, madje edhe vathë nga çifte të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është të mos vishni shumë gjëra në të njëjtën kohë.

3 .Rroba dhe aksesorë imitime

Në shumicën e rasteve, markat e rreme luksoze janë të një cilësie të dobët dhe zakonisht dallohet që larg. Është normale që jo të gjithë njerëzit mund të blejnë veshje nga brende të njohura si prada apo Gucci. Nëse nuk keni mjaftueshme para për këto marka, blini artikuj cilësorë nga një brend më pak i famshëm.

4 .Xhinse me dizejne te komplikuara

Për shumë njerëz, xhinset janë një pjesë themelore e veshjes së tyre të përditshme, kështu që mos i blini ato me kosto të ulët dhe mos zgjidhni trendet e një sezoni por diçka më klasike.
Xhinset e thjeshta janë të shkëlqyera për njerëzit e çdo moshe dhe profesioni.

5. Çarçafët prej sateni

Në të kaluarën, njerëzit besonin se çarçafët e prej mëndafshi apo sateni, përdoreshin nga njerëzit shumë të pasur. Por kjo nuk është e vërtetë. Tashmë është e kuptueshme që çarçafët prej mëndafshi natyral ishin shumë të rrëshqitshëm dhe nuk ishin të rehatshëm për fjetje.
Sigurohuni që kur të blini çarçaf ti zgjidhni ato që janë krijuar nga materiale natyrore. Linoja dhe pambuku janë materialet më të mira që mund të zgjidhni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat