Si t’i eliminoni gërvishtjet nga lëkura me ndihmën e vajit të ullirit

Life style

Si t’i eliminoni gërvishtjet nga lëkura me ndihmën e vajit të ullirit

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:53
Ilustrim

Vaji i ullirit nëse përdoret në mënyrën e duhur mund t’ia kthejë shkëlqimin lëkurës dhe kështu të duket sërish si e re

Ajo është veçanërisht e dobishme kur lëkura vjetrohet pas veshjes afatgjatë.

Si ta përdorni vajin e ullirit:

– Merrni një leckë të pastër pambuku dhe qitni në të pak vaj ulliri.
– Pastaj me ndihmën e lëvizjeve të lehta rrethore fërgojeni vajin e ullirit në gërvishtje dhe në pjesën përreth.
– Lëreni që të absorbohet tërësisht dhe të thahet.

Nëse gërvishtja është ende e dukshme, bëni edhe një hap tutje:

– Qitni pak vaj ulliri sipër lëkurës së gërvishtur.
– Merrni një leckë të pastër, njomeni në ujë dhe kullojeni
– Qiteni mbi gërvishtje
– Merrni hekurin dhe aktivizojeni që të nxehet dhe kur të jetë mjaftueshëm i nxehur vendoseni mbi leckën e njomur disa sekonda
– Pastaj zonën e gërvishtjes shkëlqejeni duke përdorur mjete për shkëlqimin e këpucëve
– Përfundimisht, eliminoni tepricën e mjeteve për shkëlqim me ndihmën e sfungjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat