8 zakone njerëzish të suksesshëm

Life style

8 zakone njerëzish të suksesshëm

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:52
foto ilustrim

Thonë se dita e mirë shihet në mëngjes, prandaj duhet të sigurohemi që ta nisim çdo mëngjes mirë.

Ka disa gjëra që mund të bëjmë për t’i rimarrë energjitë mëngjesit dhe për t’i shftyrëzuar ato përgjatë gjithë ditës.

Fli në të njëjtin orar çdo mbrëmje

Sigurisht, nuk është gjithmonë e mundur që të flemë në një orar fiks, por mund të vendosim për orën e saktë se kur do shtrihemi në shtrat për tu përgatitur për gjumë. Provoni të krijoni një lloj qëndrueshmërie në orarin kur shtriheni për të fjetur. Ju do të ndiheni më mirë dhe më energjikë.

Zgjohu në të njëjtin orar çdo mëngjes

Për të qenë realistë, nuk ka asnjë problem nëse fikni disa alarme zgjimi, por sigurohuni që në fund të ngriheni nga shtrati dhe ta bëni ditën tuajën. Për shembull: nëse doni të zgjoheni në 6:45 të mëngjesit, vendosni disa alarme në oraret: 6:15 dhe 6:30, kështu ju krijohet ndjesia se po flini disa minuta më shumë.

Jepi 10 minuta vetes për t’u zgjuar

Për 10 minuta mund të pini kafen e mëngjesit, të rrini në shtrat, të dërgoni një mesazh apo diçka tjetër. Më pas, mund të vazhdoni me pjesën tjetër të ditës.

Bëj pak ushtrime

Nuk po ju sugjerojmë të ngrini pesha të rënda apo të bëni një stërvitje të plotë sapo zgjoheni (edhe këtë mund ta bëni nëse doni), por një ecje e shkurtër, pak stretching apo vrap i lehtë (edhe nëpër shtëpi) do t’ju japin një sens energjie, që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Mund ta shoqëroni këtë proces me listën e këngëve tuaja të preferuara, mundësisht ritmike dhe motivuese.

Bëj dush

Edhe ky është një moment tjetër i mëngjesit që mund ta shoqëroni me muzikë. Një dush i ngrohtë ose i ftohtë ju kthjellon më së miri për pjesën tjetër të ditës.

Mos neglizho mëngjesin

Hani një mëngjes të bollshëm çdo ditë. Është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe çdo mjek e dietolog sugjeron të mos mungojë në ditën tuaj. Për më tepër, vaktet e mëngjesit zakonisht nuk marrin shumë kohë, edhe nëse ju marrin kohë mund t’i përgatisni që në mbrëmje. Pra, nuk ka justifikime.

Bëhu gati sikur po shkon në punë

Edhe nëse nuk keni asnjë vend të rëndësishëm për të shkuar, bëhuni gati dhe kushtojini rëndësi vetes. Nëse e lini veten njësoj siç ishit kur sapo u zgjuat, do të ndjeheni të përgjumur gjatë gjithë ditës.

Vishu dhe vendos parfum

Nuk ka rëndësi edhe nëse janë veshje të rehatshme shtëpie, mjafton të ndërroheni. Parfumi, nga ana tjetër, veç aromës së mirë do ta bëjë trurin tuaj të mendojë se duhet të zgjohet dhe se dita ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat