Ja 5 arsyet se përse duhet të bëni patjetër seks në mëngjes

Life style

Ja 5 arsyet se përse duhet të bëni patjetër seks në mëngjes

Nga: D.B. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:49
Foto Ilustrim

Seksi në mëngjes llogaritet si koha e duhur për të filluar ditën. Sipas shumë studimeve, seksi në orët e para të ditës ndihmon në largimin e stresit gjatë ditës në vazhdim.

Forcon zemrën

“Truri i njeriut ka dy ‘orë të brendshme’ që parashikojnë të ardhmen e afërt”, e thotë shkenca

Sipas biokimistit, Muse Jakupa nga Univerisiteti Ilorin, seksi në mëngjes forcon zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Redukton tensionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun për sulm në zemër. Ai këshillon që sa më shpesh të bëni seks në mëngjes.

Argëtimi

Seksi është një lloj argëtimi dhe nëse e praktikoni në mëngjes, atëherë do e filloni ditën në mënyrën më argëtuese të mundshme.

Jep energji

Mëngjesi është koha ku shumica e njerëzve përtojnë të marrin edhe një filxhan kafe në dorë. Prandaj, studiuesit sugjerojnë që largimi i monotonisë dhe dembelisë në mëngjës do të largohet nëse e filloni ditën duke bërë seks. Me pak mundim, pjesën tjetër të ditës do ta keni në dorën tuaj.

Trupi është i përsosur

Sipas studimeve, trupi në mëngjës është shumë i relaksuar dhe seksi në atë kohë, ndez në tru qelizat që janë përgjegjësë për ndritjen e energjisë dhe të lumturisë.

Seksi është ushtrim

Nëse nuk jeni tifoz i ushtrimeve në mëngjes, atëherë seksi është zëvendësimi ideal. Sipas statistikave, gjatë seksit arrini të humbisni mesatarisht 90 kalori. Përveç kësaj, u zbulua se seksi rrit rrahjet e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat