​Si ndikon gjumi i ditës në trupin tuaj?

Life style

​Si ndikon gjumi i ditës në trupin tuaj?

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:58
Ilustrim

A pushoni shpesh gjatë ditës? Nëse përgjigjja është po, mbase duhet të mendoni për sa kohë flini dhe si ndikon në trupin tuaj.

Sipas klinikës Mayo, trupi i njeriut është “rregulluar” me faktin se njerëzit flenë pjesën më të madhe të natës, dhe gjatë ditës mjafton vetëm një pushim i shkurtër.

Temperatura e trupit bie më së shumti ndërmjet orës 13 dhe 15, kështu që ne jemi veçanërisht të përgjumur gjatë kësaj kohe. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se gjumi i pasdites ka anët e tij të dobëta, andaj uk rekomandojnë që të zgjasë më shumë se 40 minuta. Studimi, i cili përfshiu 300,000 njerëz, lidhi një gjumë pasdite me kolesterol të lartë dhe presionin e gjakut, por edhe me mbipesha.

Kufiri prej 40 minutash gjumë qëndron pasi, afërsisht pasi ka kaluar kaq shumë kohë, trupi ynë mendon se është në një gjendje të gjumit të thellë, dhe kjo e dëmton atë, kështu që mund të ndodhë që të zgjoheni edhe më të lodhur se më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat