Dhjetë rregulla për ta fituar vetëbesimin

Life style

Dhjetë rregulla për ta fituar vetëbesimin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Janë dhjetë rregulla të thjeshta, efektive për tejkalimin e ndenjës së mossuksesit . Mijëra njerëz janë drejtuar  sipas këtyre rregullave dhe të gjithë na kanë njoftuar se kjo u solli sukses. Miratojeni vargun e udhëzimeve të propozuara dhe do ta arrini  sigurinë në forcat personale. Dhe ju përsëri do të ndjeheni i fuqishëm.

Parafytyrojeni në hollësi pamjen e vetës se si arrini vetëm suksese dhe këtë nguliteni përherë në vetëdijen tuaj.Me ngulm përpiquni që këtë pamje ta mbani në mendime. Mos e lejoni për asnjë çast të zbehet. Mendja juaj do ta plotësojë këtë pamje. Kurrë mos e parafytyroni vetën se si nuk keni sukses në atë që bëni; kurrë mos dyshoni në realitetin e kësaj shfaqjeje mendore. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse mendja jonë gjithnjë synon ta plotësojë pamjen e asaj që bëni. Për këtë arsye gjithnjë mendoni për “sukses”, pa marrë parasysh se sa e pavolitshme ju duket gjendja momentale.

Secilën herë që iu kalon përmes kokës ndonjë mendim pesimist që ka të bëjë me aftësitë tuaja menjëherë formuloni një mendim optimist që ta shkatërrojë atë.

Mos i zmadhoni vështirësitë para të cilave gjendeni. Pakësoheni rëndësinë e çdo të ashtuquajture pengesë. Reduktoni në masën më të vogël. Problemet duhet të shqyrtohen hollësisht dhe duhet zgjidhen drejt, në mënyrë që ti eliminoni , por duhet ti shohim vetëm ashtu si janë në të vërtetë. Në mendimet tona pengesat nuk guxojnë të marrin përmasa të mëdha.

Mos i shikoni njerëzit e tjerë me respekt admirimi dhe mos u përpiqni t’i imitoni. Askush nuk di aq mirë të jetë  ju si Vetë ju. Kini në mendje edhe faktin se shumica e njerëzve, ndonëse duhen dhe sillen me vetëbesim, shpesh janë të përfshirë nga frika dhe pasiguria në vetvete, sikurse ju.

Dhjetë herë në ditë përsëritni këto fjalë që krijojnë energji “Nëse Zoti është me ne, kush do të jetë kundër nesh”

Gjeni këshilltar kompetent që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni se pse e bëni atë që e bëni. Konstatoni se nga rrjedh ndjenja juaj e vlerës më të ulët dhe pasiguria  në vetvete. Njohja e vetvetes është rrugë e shërimit.

Dhjetë herë gjatë ditës përsëritini vargun vijues  “Unë mund të bëj gjithçka me ndihmën e Zotit që më jep fuqi”.

Vlerësojeni drejt aftësitë personale, e atëherë i zmadhon i për dhjetë për qind. Mos u bëni atëherë egoist, por ndërtoni ndjenjën e arsyeshme të vet respektit. Besojuni aftësive tuaja , të cilat, me ndihmën e Zotit,janë liruar nga ju.

Bini në dorë të Zotit. Për ta bërë këtë thjeshtë thoni “Unë jam në dorë të Zotit”. Pastaj besoni se si TASH po e merrni tërë forcën që ju duhet.

Dhe në fund i thoni vetës përsëri se Zoti është me ju dhe se asgjë nuk mund t’ju mposhtë. Besoni se tash FITONI forcë nga ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat