Duaj ata që nxjerrin në pah më të mirën nga ty

Life style

Duaj ata që nxjerrin në pah më të mirën nga ty

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:10
Ilustrim

Të gjithë jemi paksa të çuditshëm. Edhe jeta është pak e çuditshme. Dhe kur gjejmë dikë që “çuditshmëria” e tij shkon dorë për dore me tonën, ne bashkojmë jetën tonë dhe plotësojmë reciprokisht “çuditshmërinë” tonë. Dhe kjo quhet dashuri. Dashuri e vërtetë – Robert Fulghum

Marrëdhëniet njerëzore janë kryesisht çështje kimike. Disa njerëz përshtaten natyrshëm dhe pa ndonjë përpjekje dhe disa të tjerë, pa marrë parasysh sa përpiqen, gjithmonë përfundojnë në grindje të shëmtuara dhe në fund rrugët e tyre ndahen.

Sa shkon dikush në një lidhje me dikë ka të bëjë me sa e do atë? Me siguri jo. Dashuria thjesht na bën të durueshëm, tolerantë dhe na mbyll sytë ndaj gjërave që na shqetësojnë. Kur dashuria jonë kalon, nëse nuk përshtatemi me tjetrin, të gjitha gjërat që dikur na shqetësonin, por i kalonim tani bëhet e pamundur t’i injorojmë ato.

Çështja e një marrëdhënieje, sidoqoftë, nuk është thjeshtë të përputhesh me dikë. Është të gjejmë dikë që mundet(madje pa u përpjekur shumë)për të nxjerrë në pah veten tonë më të mirë. Ai për të cilin do të ndryshonim gjithçka nëse do të duhej dhe do të dëshironim të bëheshim më të mirë për veten dhe botën.

Kur je me personin e duhur, nuk shqetësohesh vazhdimisht për pamjen tënde dhe ndjehesh e sigurt sepse ai të do ashtu siç je, pa marrë parasysh sa e çuditshme je, pa marrë parasysh sa e shëndoshë ose ç’lëkurë ke. Ai të lejon të jesh vetvetja jote e çmendur, nuk ndihesh e pasigurt, nuk keqkuptohesh nga xhelozia dhe dyshimi dhe ndjeni një liri të pashpjegueshme në krahët e tij.

I besoni gjithçkaje, nuk doni të fshihni asgjë dhe ndani gjithçka me të sepse ai është i hapur të ndajë me ju, t’ju kushtojë kohë dhe t’ju dëgjojë. Luani brenda dhe jashtë dhomës së gjumit, sfidoni njëri-tjetrin dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punën dhe financat tuaja…, për t’u ngjitur së bashku dhe veçmas më lart, pa xhelozi konkurruese.

Grindjet tuaja gjithmonë kanë një kufi respekti dhe nuk ju shqetëson fakti se, edhe nëse keni faj, të kërkoni falje sepse e dini që partneri juaj do të bëjë të njëjtën gjë kur ai ka faj. Kështu që kur të gjesh dikë që të bën të ndjehesh mirë me veten dhe botën përreth jush, mbaje fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat