Gjithçka që duhet të dini para se të shponi veshët

Life style

Gjithçka që duhet të dini para se të shponi veshët

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

7 këshillat e ekspertit në lidhje me shpimin.

Nëse i kushtoni vëmendje modës, atëherë ju e keni konsideruar të vini ndonjë vath të ri, qoftë në vesh, hundë, vetull etj.

Nëse po mendoni të bëheni të guximshëm atëherë këto këshilla vijnë nga J. Colby Smith, profesionisti i shpimit, i cili punon me shumë artistë të njohur, shkruan “TeenVogue”.

Besoni në instinktin tuaj

Nëse hyni në një sallon të vathëve dhe ju duket vendi i dyshimtë ose i papastër, atëherë mos e bëni shpimin aty. Mendimi juaj do ju ndikoj në gjendjen fizike dhe mund të ënjteni si pasojë.

Shkoni vetë

Shpeshherë juve do ju duhet mbështetje morale nga miqtë, mirëpo në këtë rast energjia negative e dikujt do ju ndikoj. Ata do ta përçojnë frikën e vet tek ju.

Rrini të pastër

Pastrimi i vathëve është shumë i lehtë, mirëpo përkujdesja e shpimit të ri është e rëndësishme. Zona e shpuar duhet të pastrohet me ujë dhe sapun dy herë në ditë.

Përdorni akull

Pas shpimit është shumë normale të ënjtet zona e shpuar. Mund të përdorni qetësues të dhimbjeve ose të aplikoni akull.

Rrotullojeni

Shpesh mund të keni dëgjuar se vathi i ri duhet rrotulluar vazhdimisht që të mos ngjitet në lëkurën tuaj. Kjo nuk është e vërtetë. Ju duhet ta lëvizni herë pas here shkaku i kores që formohet që të mund ta pastroni zonën, mirëpo jo vazhdimisht sepse do ta lëndoni vetën.

Merreni ngadalë

Pjesa më e mirë për vathët është ndryshimi i dukjes tuaj, por ju duhet ta merrni ngadalë ndërrimin e vathit të sapo-vendosur. Ju duhet ta mbani vathin e parë për dy muaj ose më shumë para se ta ndërroni sepse rrezikoni ta infektoni lëkurën tuaj.

Flini mirë

Mos u habitni nëse nuk keni rahati të flini kur sapo keni vënë një vath të ri. Zona e shpimit është akoma e irrituar prandaj do të jetë e vështirë të mos ndjeni dhimbje kur shtriheni të flini. Sugjerimi më i mirë nëse vathin e keni vënë në vesh, është që të përdorni jastëk për qafë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat