Kush i kontrollon mendimet tuaja?

Life style

Kush i kontrollon mendimet tuaja?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:03
Ilustrim

Shqetësimi është një gjendje e mendjes bazuar të frika. Ai punon ngadalë, por me këmbëngulje. Ai është tinëzar dhe delikat.Hap pas hapi ai “gërmon”, derisa paralizon aftësinë e të arsyetuarit, shkatërron vetëbesimin dhe marrjen e nismave. Shqetësimi është një formë e qëndrueshme e frikës  e shkaktuar nga pavendosmëria, për këtë arsye është një gjendje e mendjes që mund të kontrollohet.

Një mendje e pavendosur është e pafuqishme. Pavendosmëria e turbullon mendjen. Shumica e individëve nuk kanë vullnet për të marrë vendime menjëherë dhe për t’i ndjekur ato, pasi i kanë marrë, madje edhe në kushte normale biznesi. Gjatë periudhave  të trazirave ekonomike, individi është penguar  jo vetëm nga natyra e tij e trashëguar për të qenë i ngadalshëm në marrjen e vendimeve, por edhe nga pavendosmëria e të tjerëve rreth tij që kanë krijuar një gjendje të “pavendosmërisë masive”.

Gjatë depresionit e gjithë atmosfera në të gjithë botën u mbush me “frikë” dhe “shqetësim”, të dyja mikrobe të sëmundjes mendore  që filluan të përhapeshin pas valës së Wall Street-it, në vitin 1929. Ka vetëm një antidotë të njohur për këto mikrobe, është zakoni i vendimmarrjes së shpejtë dhe të pandryshueshme. Për  më tepër, ky është një antidot  të cilin çdo individ duhet ta zbatojë për vetën e tij.

Provoni të largoni çdo shqetësim tuajin, pa marrë parasysh se si ju shfaqet. Kuptojeni se asgjë që jeta ka për t’ju ofruar, nuk  vlenë çmimin e një shqetësimi. Me këtë vendim do të vijë drejtpeshimi, paqja e mendjes dhe qetësia e mendimit, e cila do të sjellë lumturi.

Mendja e njeriut që është mbushur me frikë, jo vetëm që shkatërron shanset e tij për veprime inteligjente, por i tejçon këto vibrime shkatërruese në mendjet e gjithë atyre që bien në kontakt me të, dhe shkatërron edhe shanset e tyre. Vibrimet e frikës kalojnë nga një mendje në tjetrën po aq shpejt dhe me aq vështirësi, sa edhe tingulli i zërit të njeriut kalon nga stacioni i transmetimit te marrësi i radios, me të njëjtën mënyrë. Telepatia mendore është një realitet. Mendimet kalojnë vullnetarisht nga një mendje në një tjetër, duke u kuptuar ose jo nga personi që e krijon mendimin ose nga ata që e tërheqin këtë mendim.

Para së gjithash, dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme  për t’u mbajtur mend, personi që lëshon mendime të natyrës shkatërruese i vuan dëmet përmes shkatërrimit të aftësisë së imagjinatës krijuese. Së dyti, prania në mendje e çdo emocioni shkatërrues zhvillon një personalitet negativ, i cili i largon njerëzit dhe shpesh i konverton ata në kundërshtarë. Burimi I tretë i dëmtimit të personit që krijon ose lëshon mendime negative, qëndron në këtë fakt të rëndësishëm se këto impulse të mendimeve nuk janë vetëm të dëmshme për të të tjerët, por ato penetrojnë në nën vetëdijen e personit që i Lëshon ato dhe bëhen pjesë e karakterit të tij.

Nëse qëllimi i juaj i jetës është të arrini sukses, atëherë ju duhet të gjeni paqen e mendjes, të siguroni të mirat materiale të nevojshme për të jetuar dhe, mbi të gjitha, të arrini lumturinë.  Të gjitha këto dëshmi të suksesit  fillojnë në formën e impulseve të mendimit, sepse ju mund ta kontrolloni mendjen tuaj, ju keni pushtetin për ta ushqyer atë me çdo lloj impulsesh mendimi që zgjidhni…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat