Përdorni vaj kokosi për të eleminuar shenjat

Life style

Përdorni vaj kokosi për të eleminuar shenjat

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Trajtimet e vajit të kokosit kanë si qëllimin e tyre kryesor të ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe eleminimin e shenjave të lëkurës dhe strijave.

Vaji i kokosit përmban vitaminë E, acide yndyrore, antioksidantë dhe proteina, një sërë lëndësh ushqyese që kanë potencial të shkëlqyeshëm për mbrojtjen dhe kujdesin e lëkurës.

Vaji i kokosit hidraton dhe ushqen lëkurën në thellësi, duke rritur elasticitetin e saj dhe duke zvogëluar strijat dhe cikatriciet. Më poshtë ju sugjerojmë disa menyra aplikimi:
Vaj i ngrohtë kokosi. Acidet yndyrore të vajit të kokosit hidratojnë lëkurën dhe e bëjnë atë më elastike. Ato janë shumë efektive në trajtimin e strijave të cilat, pas disa aplikimesh, tentojnë të zhduken.

Ngrohni lehtë rreth 30ml vaj kokosi, pastaj aplikojeni atë direkt në strija dhe shenja. Përsëriteni aplikacionin një herë në ditë.

Aloe vera dhe vaj kokosi. Duke kombinuar këto dy përbërës, mund të merret një ilaç efektiv për plagët dhe strijat. Përzieni 125ml vaj kokosi me 120ml aloe vera dhe 5 pika vaj trëndafili.Sapo të keni një perzierje me një qëndrueshmëri homogjene, aplikojeni atë në lëkurë duke masazhuar nga poshtë lart. Lëreni të veprojë për 15 minuta para se ta shpëlani.
Vaj kokosi dhe kafe. Kafeja ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe stimulon hidratimin. Përzieni 100 gram kafe të bluar me 45 gram vaj kokosi dhe 45 ml ujë. Vendoseni në lëkurë dhe masazhojeni për 5 minuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat