Moti i ftohtë përkeqëson jetën seksuale

Life style

Moti i ftohtë përkeqëson jetën seksuale

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Temperaturat kanë filluar të ulen, gjë që mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të trupit tuaj.

Moti i ftohtë mund t’i bëjë buzët dhe lëkurën tonë më të thata. Por një mami ka lëshuar një paralajmërim se kjo “thatësirë” mund të shtrihet në çdo zonë të trupit tonë, përfshirë edhe vaginën. Mary Burke, e cila është infermiere e vjetër, zbulon arsyet pse ndodh “vagina e dimrit”.

“Ajri i thatë i vjeshtës dhe dimrit shteron lagështinë nga trupat tanë, duke e lënë lëkurën tonë të dehidratuar dhe të çarë. Në këtë grup mund të futet edhe vagina. Kur kalojmë shumë kohë në dhoma me ajër të kondicionuar, ose me ngrohësin ndezur, ne po jetojmë në ajër që mbart shumë pak lagështi.”

Thatësia e vaginës mund të ndikojë seriozisht në jetën seksuale, edhe pse ka mënyra për ta. Gratë thonë se të qenit e thatë atje poshtë është e turpshme sepse e bën seksin të padurueshëm e të dhimbshëm. Mamia rekonmandon që të provohet një lubrifikant apo krem hidratues vaginal. Nëse këto nuk ndihmojnë, mund të jetë me vlerë të rezervoni një takim me mjekun. Mary Burke thotë se edhe konsumimi i zarzavateve apo shmangia e sapunëve të ashpër mund të ndihmojnë.

Por jo të gjithë mjekët pajtohen me idenë se moti jashtë ka ndikim tek vagina sepse disa mendojnë se thatësia e vaginës shkaktohet nga rënia e nivelit të estrogjenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat