Mos u manipuloni! Sipas horoskopit, këto shenja janë ekspertë në viktimizim

Life style

Mos u manipuloni! Sipas horoskopit, këto shenja janë ekspertë në viktimizim

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Gaforrja

Nuk ka dyshim, Gaforrja është shenja më eksperte në artin e viktimizimit. Nëse je rritur nga një nënë Gaforre, duhet ta kesh shumë të qartë këtë pjesë. Si shenjë ata janë të aftë për çdo gjë për të marrë atë që duan nga ti. Duhet të jeni të vëmendshëm, pasi personat e kësaj shenje mund ta manipulojnë situatën në mënyrë të tillë që të dalin viktima në sytë e të gjithëve, pavarësisht faktit që mund të jenë agresorë.

Akrepi

Akrepi është një shenjë shumë dinake,në momentin që personat e kësaj shenje vendosin të bëjnë viktimën, është e mira të jesh i përgatitur. Ata do të përdorin çdo mjet për ta bërë të besueshëm rolin e tyre.

Peshqit

Peshqit janë mjeshtra, kur vjen puna në luajtjen e rolit të viktimës. Shpesh nuk e venë re, por shumë prej tyre luajnë rolin e viktimës edhe në jetën reale. Kujdesi dhe vëmendja që marrin janë gjithnjë pak, kur bëhet fjalë për viktimizimin. Ata janë mishëruar aq mirë në këtë rol, sa kanë arritur të besojnë se janë viktima në çdo situatë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat