Qetësia shpirtërore është fuqi, mësoni si ta arrini atë

Life style

Qetësia shpirtërore është fuqi, mësoni si ta arrini atë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:03
Ilustrim

Sa shumë njerëz i njohim që i thartojnë jetët e tyre, që rrënojnë gjithçka që është e këndshme dhe e bukur nga temperamenti shpërthyes, që e shkatërrojnë balansin e tyre të karakterit dhe e prishin gjakun. Është çështje a munden shumica e njerëzve të mos i rrënojnë jetët e veta dhe ta shëmtojnë lumturinë e vet nga mungesa e vetë-kontrollit. Sa pak njerëz takojmë në jetë që janë të balancuar mirë, që e kanë atë ekuilibër të jashtëzakonshëm që është karakteristikë e karakterit të përfunduar.

Po, njerëzimi ngritë dallgë me zemërim të pakontrolluar, është i trazuar me hidhërim të pa qeverisur, dëmtohet nga shqetësimi i dyshimi, vetëm njeriu i urtë, vetëm ai mendimet e të cilit janë të kontrolluara dhe të pastruara, i bën erërat e stuhitë e shpirtit ti’ binden.

Shpirtra të goditur nga fatkeqësitë e shpeshta,kudo që mund të jeni, nën çfarëdo kushtesh që jetoni, dijeni këtë, në oqeanin e jetës ishujt e Bekimit janë duke buzëqeshur, dhe bregu diellor i idealit tuaj e pret ardhjen  tuaj.

Mbajeni dorën tuaj vendosmërisht në timonin e anijes së mendimit. Në anijen e shpirtit tuaj dremit kapiteni komandues, ai nuk bën asgjë pos që fle, zgjojeni ATË.

Vetëkontrolli është forcë, mendimi i drejtë është mjeshtëri, qetësia është fuqi, prandaj thuaji zemrës tënde:

Paqe, ji e qetë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat