Nëse takimi juaj i parë ishte kështu, mos prisni një të dytë

Life style

Nëse takimi juaj i parë ishte kështu, mos prisni një të dytë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Para një takimi të parë me dikë që të ka pëlqyer virtualisht gjithçka është ok. Ti ke luksin ta imagjinosh si të duash dhe të ëndërrosh për shumë gjëra të tjera me të. Vjen dita, takoheni dhe ndodh që të dalësh e zhgënjyer dhe as që e mendon më një takim të dytë.

Çfarë ndodhi që s’shkoi mirë?

1. Shumë hapësira boshe në bisedë

Në takime të para, domosdo që do ketë edhe momente kur heshtni, por nëse të dy keni vështirësi për t’i mbushur me tema bisedash këto çaste të qeta, atëherë me siguri nuk keni mjaftueshëm interesa të përbashkët. Nëse thjesht jeni nervozë, flisni për këtë.

2. Nuk ratë dakord

Tema delikate si feja ose politika duhen mbajtur larg tavolinës në një takim të parë, por nëse rastis të flisni për to dhe të mos bini dakord, kjo është një shenjë që nuk jeni të përshtatshëm në një nivel madhor. Nëse s’bini dakord për gjërat e rëndësishme, po për ato të parëndësishmet?

3. Ai (ose ti) përdorte celularin

Ta mbash celularin në tavolinë gjatë një takimi është e pasjellshme, por ta përdorësh është akoma dhe më e pasjellshme. Të dy duhet të fokusoheni tek biseda e tek njëri tjetri, jo tek mesazhet apo rrjetet sociale.

4. Nuk kishit kimi

Disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi kimisë gjatë takimit tuaj të parë sepse është një tregues i fuqishëm për potencialin tuaj romantik.

5. Fillove që herët të mendosh për faturën

Një shenjë e qartë që mezi po pret të largohesh nga aty.

6. Duket si marrje në pyetje e jo si një bisedë

Takimet e para janë përherë pyetje të thjeshta e biseda të lehta, por s’keni pse ndiheni sikur jeni në komisariat.

7. Ish-at u përmendën më shpesh seç duhet

Qëllimi i një takimi është të njohësh dikë të ri, jo të mbytesh në kujtimet e të kaluarës. Jo vetëm që të flasësh për ish-at është një temë e sikletshme, por edhe duket sikur keni dikë tjetër në mendje.

8. Zgjati shumë pak

Nëse takimi juaj i parë zgjat pak, shanset që një takim i dytë të ndodhë janë shumë të ulëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat