Hidhni poshtë të gjitha mendimet negative që keni mbi martesën

Life style

Hidhni poshtë të gjitha mendimet negative që keni mbi martesën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:00
Foto Ilustrim

Martesa shpesh konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt.

Pjesa më e madhe duke u përpjekur të shmangin përgjegjësit zgjedhin të mos martohen dhe të shijojnë jetën beqarë.

Por nëse deri  tani martesën e keni barazuar me stresin, studimi  i fundit do ju bëjë të ndryshoni mendim.

Në një studim të publikuar nga “Bright Side” kanë marrë pjesë 572 njerëz nga mosha 21-55 vjeç.

Nga pyetjet që ju drejtuan u vu re se personat të cilët ishin të kurorëzuar kishin më pak stres dhe kjo vinte për shkak të bashkëpunimit në çift.

Personat e martuar tregonin se ndanin çdo sekret me partnerin e tyre dhe ju dukej sikur çdo gjë përgjysmohej. Ata treguan se me partnerët konsultoheshin për gjithçka dhe u merrnin ide dhe këshilla.

Pra martesa ul nivelin e hormonit të kortizolit, hormonit të stresit, i cili është shkaktar i shumë sëmundjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat