Çfarë ndodh me trupin tënd kur të pëlqen dikush?

Life style

Çfarë ndodh me trupin tënd kur të pëlqen dikush?

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:35
Foto Ilustrim

Kur keni një tërheqje ndaj dikujt, trupi juaj fillon të japë sinjalet e para. Ndoshta ju ka ndodhur që kur takoni dikë, ju janë djersitur duart dhe zemra ju ka rrahur fort. Më poshtë do të shikoni 5 sinjale që jep trupi juaj:

Ndryshimi i tonit të zërit

Në një studim të bërë nga kolegji amerikan i “Reading”, në Pensilvani, kërkuesit u thanë 48 meshkujve dhe femrave të cilët analizoheshin ndërsa shikonin një të panjohur në foto, që të linin më pas një mesazh zanor. Kërkuesit zbuluan se nëse personi në foto konsiderohej nga shikuesi tërheqës, atëherë të intervistuarit kishin për tendencë që ta linin mesazhin me një zë më të thellë. Rezultati është se nëse të pëlqen dikush, atëherë ti përpiqesh që të ndryshon zërin, në mënyrë që ai të jetë sa më muzikal dhe të prekë kordat e fshehura të atij që të pëlqen.

Zmadhimi i formës së syve

Kur të pëlqen dikush, atëherë truri nis që të prodhojë dopaminë, substancë që veç të tjerash nis të zmadhojë edhe formën e syrit. Kjo ndodh sepse substanca ngacmon fundin e nervave të syve tanë, duke kontraktuar muskujt dhe zmadhuar sytë.

Imiton gjestet e personit që të tërheq

Nëse një person të tërheq, atëherë ke për tendencë që të imitosh gjuhën e trupit të tij/saj në mënyrë të pandërgjegjshme. E kjo gjë duket se vlerësohet.

Të djersitin duart

Duke qenë se 2/3 gjëndrave gjendjen në pëllëmbët e duarve, është e lehtë që të kuptohet se përse duart nisin të djersiten. Sipas antropologes Helen Fisher nga universitetit “Rutgers”, më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt. Kjo sepse truri i meshkujve prodhon doza më të mëdha të monoaminës.

Flet shumë dhe zemra të rreh fort

Kur shikojmë një person tërheqës, truri unë dërgon sinjale precize në gjëndrën e veshkave, që prodhon hormone si adrenalina dhe noradrenalina, të cilat nëpërmjet gjakut bëjnë që zemra të rrahë më fort e më shpejt, paksa sikur vrapon. Hormoni i noradrenalinës është përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave që shtyjnë trurin të veprojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat