Nuk thuhet kot se kurrë nuk do të keni një shans të dytë për të bërë përshtypjen e parë.
Pranoni ose jo, përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur dilni me dikë në një takim.
Nëse doni që ai t’ju pëlqejë edhe më shumë në takimin e parë, ndiqni këto tri rregulla të thjeshta, transmeton KosovaPress:
1. Harrojeni telefonin
Le të jemi real, askujt nuk i pëlqen kur në praninë e tyre vazhdimisht kontrollon mobilin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një takim romantik. Prandaj, në qoftë se ju doni të lini një përshtypje të mirë, lini telefonin në çantë dhe harroni që e kini.
2. Merrni iniciativën
Në vend se të pritni për t’ju thirrur përsëri, menjëherë në takimin e parë propozoni vendin dhe kohën e takimit tuaj të ardhshëm. Djemtë nga koha në kohë dëshirojnë që të pushojnë nga funksioni i organizatorit të daljeve dhe marrja e iniciativës do t’ju sigurojë pika ekstra qysh në start të lidhjes suaj.
3. Tregoni atij për ish-të dashurin
Në takimin e parë assesi nuk duhet përmendur ish të dashurin tuaj. Por një djalë që ju pëlqen lirisht mund të bisedoni për djemtë që nuk ishin të suksesshëm për ju. Kur dëgjoni se meshkujt shprehin interesim për ju, do të bëheni më shumë më interesante dhe atij do t’ia lehtësojë fakti se ju keni refuzuar ttë tjerët dhe jo atë.