Si ta përgatisni kopshtin për dimër

Life style

Si ta përgatisni kopshtin për dimër

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:15
foto ilustrim

Po ju zbulojnë se çfarë është e nevojshme të bëni në mënyrë që lulet tuaja dhe kopshti ta presin në mënyrën sa më të mirë pranverën

Kjo periudhë e vitit shpesh na dhuron disa ditë me qiell të pastër dhe me temperatura mbimesatare kur janë kushtet e përsosura për punët përfundimtare në kopsht, në mënyrë që t’i ruajmë lulet për sezonin e ardhshëm.

Para ngricave të para të mëngjesit do të duhej t’i rimbillni lulet dhe bimët e ndjeshme në saksi, pastaj t’i zhvendosni në hapësirë të mbyllur dhe kështu t’i mbroni nga era dhe temperaturat e ulëta.

Lulet e ndjeshme, të cilat mbeten në dhé mbështillni me hasra, pëlhura apo me materiale të ngjashme të cilat do t’i mbrojnë dhe njëherësh do t’u mundësojnë që të marrin “frymë”.

Bimët jogjethërënëse lidhni me spango në mënyrë që të mos thyhen nga erërat e forta apo pesha e borës.

Nëse dëshironi të mbillni bar, vjeshta është koha ideale, sepse dheu është ende i ngrohtë.

Barin ekzistues pastrojeni mirë nga fletët e rëna dhe barojat. Barin duhet kositur në 2 deri 3 cm lartësi. Në vendet ku bari është rralluar, mbillni sërish.

Fletët e rëna mos i hidhni, sepse nga to mund të bëni komposto. Fletët janë burim i shkëlqyeshëm i materieve ushqyese dhe i materieve organike.

Komposton bëjeni duke bërë një shtresë fletësh prej rreth 10 centimetrash në lehe lulesh dhe mbuloni me një shtresë dheu.

Madje edhe nëse mëngjeset e acarta afrohen, nuk është vonë për mbjellje. Perimet me fletë siç janë spinaqi apo sallatat e caktuara mund t’i mbillni në mini-serra, përkatësisht në sëndukë qelqi, të cilat gjithashtu do të zbukurojë kopshtin tuaj.

Nëse planifikoni mbjellje të pemëve apo të murit të gjallë, tani janë kushtet ideale.

Fidanëve u përshtatet dheu i lagësht, ndërsa temperaturat nuk bien nën zero.

Mund të mbillni të gjithë fidanët gjetherënës dhe pemët jogjethërënëse, shkurre, si edhe mure të gjalla.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat