E dinit? 3 ushqimet që ndezin pasionin në krevat

Life style

E dinit? 3 ushqimet që ndezin pasionin në krevat

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se ushqimet afrodiziake kanë aftësinë të provokojnë dëshirën seksuale.

Kjo e fundit bazohet në dy përbërës thelbësorë: fiziologjikë, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, dhe psikikë, që lidhen me stimujt e karakterit emotiv. Ja një listë me disa prej ushqimeve që e kanë më të fortë këtë efekt:

1.Midhjet/ Që në antikitet, midhjet njihen për aftësitë e tyre afrodiziakë. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar substanca të veçanta kimike që të argumentojnë nxitjen seksuale që shkaktojnë.

2.Çokollata/ Nëse mendon për një ushqim afrodiziak, e para që të vjen në mendje është çokollata. Kakaoja ka në përbërje substanca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina. Për t’u pasur parasysh është edhe sasia e bollshme e antioksidantëve që gjenden tek çokollata.

3.Bajamet/ Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale. Por bëni kujdes me kaloritë, pasi mund ta gjeni veten shumë pasionant, por edhe me më shumë kile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat