Daljet e shpeshta me miqtë përmirësojnë shëndetin tonë

Life style

Daljet e shpeshta me miqtë përmirësojnë shëndetin tonë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:32
Ilustrim

Dilni me miqtë dhe të dashurit. Ne duhet ta bëjmë këtë shumë shpesh sepse përmirëson shëndetin tonë sipas një studimi të botuar në revistën Southern Living. Në praktikë, sipas shkencës, dalja me miqtë dhe të dashurat sjell një përmirësim të shëndetit mendor. Ndërsa çelësi qëndron në prodhimin e hormonit oksitocin.

Burrat dhe gratë që dalin me miqtë, në fakt, përfitojnë nga prodhimi në trup i këtij hormoni. Kjo largon ndjenjat negative sepse është në gjendje të rrisë ndjenjën e lumturisë dhe sigurisë. Falë faktit që dilni me miqtë ju jetoni dhe ndani përvoja pozitive, shpesh edhe momente të paharrueshme. Nga aperitivi klasik te organizimi i një udhëtimi.

Për më tepër, sipas asaj që doli nga studimi, dalja me miqtë jo vetëm që na bën më të lumtur dhe më të sigurt. Por është një zgjedhje që zgjat jetën. Sipas ekspertëve, ata që jetojnë në kushte të izolimit shoqëror i nënshtrohen një rreziku më të madh të vdekshmërisë së parakohshme.

Daljet dhe pushimet me miqtë janë udhëtimi i vërtetë drejt lumturisë

Duke i besuar asaj që botoi revista Southern Living, këshilla që mund t’u jepet grave dhe burrave është një: Telefonoju menjëherë miqve dhe kur është e mundur organizoni një festë me ta, edhe nëse është e shkurtër.

Ndoshta vetëm për fundjavën sepse në çdo rast do të jetë një arratisje drejt lumturisë. Përndryshe, sipas studimit, një jetë e tërhequr në vetmi, në planin afatgjatë do të kishte efekt të dëmshëm në shëndet të krahasueshëm me pirjen e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat