Ndalo së ndjekuri dashurinë, ajo do të të gjej kur ti të jesh gati për të!

Life style

Ndalo së ndjekuri dashurinë, ajo do të të gjej kur ti të jesh gati për të!

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:57
Ilustrim

Ndalo se shqetësuari për “atë” që nuk do të shfaqet kurrë, dhe që do të përfundoni e vetme.

Ndalo së menduari për lidhjet e gabuara që të kanë bërë të mendosh se dashuria e vërtetë nuk ekziston.

Ndalo se menduari se diçka nuk po funksionon me ty, që ti duhet të ndryshosh, që të tjerët të të duan.

Sepse, asgjë nuk po ndodhë gabim me ju. Sepse, personi që do të jetë i duhuri për ju do t’ju dojë për atë që jeni, me të gjitha të metat dhe pasiguritë tuaja.

Sepse, ky person do ta dijë vlerën tuaj dhe do t’ju dojë ashtu siç jeni.

Prandaj, ndalo se kërkuari dashurinë.

Mos e përcakto veten vetëm sa për ta bërë, prit për atë që do të jetë i aftë të shoh përtej bukurisë.

Prit për atë që di të shoh bukurinë e shpirtit tënd,kualitetet, fuqinë dhe unikalitetin tënd.

Prit për atë që që nuk do t’ju bëj të ndiheni e turpëruar për pasiguritë, frikërat dhe gabimet tuaja.

Për atë që që nuk do t’ju quaj “e ndjeshme” “e çmendur” ose “paranojake”  kur ju në nivelet më të larta të ankthit dhe emocionit.

Prit për atë që do të të dëgjoj me kujdes kur ti i flet. Prit personin që provon të të kuptoj kur ti je duke u ankuar për shoqen tënde xheloze ose kolegët që fusin hundët në punët tua.

Prit për atë që nuk heziton dhe nuk frikësohet të sakrifikojë prioritetet  dhe dëshirat e tij për lumturinë tënde.

Prit për atë që nuk frikësohet të lë zonën e tij të rehatisë dhe të shkoj milje larg për të të bërë të ndihesh më e lumtura, e sigurta dhe më e dashura.

Prit për atë që do të të tregoj se si do të duhej të ishe trajtuar në lidhjen tënde paraprake. Prit për personin që do të të trajtoj ashtu siç ti e meriton.

Prit për atë që e di se çfarë duhet të thotë për të të bërë të qeshësh kur ti ndiesh përtokë dhe je dukë qajtë. Për atë që të jep rehaninë me përqafimet e veta edhe kur jeni keq. Për atë që, në ditët e tua të këqija, e mban dorën tënde, shikon thellë në ty, dhe të thotë “Mos u mërzit, e dashur, çdo gjë do të bëhet mirë, unë do të jem gjithmonë me ty”.

Prit për atë që nuk do të të lërë ti zgjidhni e vetme problemet tua. Për atë që  do ta tregojë dashurinë e tij çdo ditë. Për atë që është i gatshëm të dalë dashuri dhe pret të marrë dashuri.

Prit për personin që do të investoj në lidhjen tuaj njëjtë sa bëni edhe ju. Për atë person që mundohet të ruajë pasionin në lidhje. Për atë që do të mundohet të zgjidhë secilin keqkuptim në lidhjen tuaj.

Për atë që do të sjellë paqe në mendjen tënde. Për atë që do të bëj jetën tënde më të lumtur dhe më intriguese.

Prit për personin që është gjithçka që ju kërkonit. Për atë që do të të tregojë që dashuria nuk sjell gjithmonë vështirësi dhe dhimbje.

Prit për atë që do të të tregojë se dashuria e vërtetë eksiton.

Prit për atë që do të të dojë me gjithë shpirt dhe pa kushte. Për atë që vlerëson mirësinë  dhe butësinë e shpirtit tënd.

Prit për atë që ndihet i privilegjuar që je pjesë e jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat